Delegacioni Parlamentar i Kosovës viziton Universitetin Bujqësor

Registrations are closed

Një grup parlamentar nga Kosova na nderuan me pjesëmarrjen e tyre në një takim me Rektorin e Universitetit Bujqësor për të folur mbi forcimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërinstitucional mes dy vendeve dhe  shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit dhe kulturës.

Rektori Sallaku i njohu ata me prioritetet e UBT për të ardhmen, objektivat e ndërkombëtarizimit, transformimin e strukturës, qasjet e reja të zhvillimit të edukimit, kërkimit shkencor dhe transferimit të njohurive.

Gjatë takimit u diskutua për lehtësimin e procedurave për pranimin e studentëve në institucionet e arsimit të lartë në të dy vendet, për shkëmbimin e përvojave lidhur me botimin e teksteve shkollore, përvojave në fushën e akreditimit në arsimin e larë, heqjen e tatimit të librit, si dhe jetësimin dhe konkretizimin e marrëveshjeve të nënshkruara më herët mes dy shteteve.

Anëtarët e delegacionit që morën pjesë ishin:

- Ardian Gola, Kryetar i Komisionit, Profesor, Doktor i Shkencave të Sociologjisë,

- Jahja Kokaj, Doktor i Shkencave të Fizikës,

- Adriana Matoshi, Akademia e Arteve,

- Arijeta Q. Rexhepi,  Matematiciene,

- Arjeta Fejza, Phd. Cand e Filozofisë,

- Eliza Hoxha, Phd. Cand e Arkitekturës,

- Vlora Dumoshi, Filologe, Anëtare e Komisionit, shoqëruar nga stafi mbështetës Shaip Goxhuli e Diellzë Halimi dhe mundësuar nga Flutura Açka, Kryetare e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimin Publik në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. 

Marrëveshjet e bashkëpunimit me Kosovën dhe universitetet atje janë aktive dhe UBT shpreh gadishmërinë dhe mbështetjen për zgjerimin e mëtejshëm të tyre. 


Date & Time
e enjte
13 prill 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.