Takimi vendosi theksin tek kapacitetet e pashterueshme të UBT, duke kornizuar hapat konkrete që po aplikohen dhe që do të ndërmeren në kuadër të ndërkombëtarizimit të Universitetit, si një ndër institucionet e arsimit të lartë me nivelin më të lartë akademik e shkencor.
U prezantuan sygjerime dhe ide për projekte në funksion të zhvillimit të UBT dhe të shërbimeve që ai ofron, në dimensione të ndryshme ku ka nevojë për më tepër nxitje dhe suport, duke analizuar edhe kërkesat që paraqet tregu aktualisht apo premisat që kërkohen për të ardhmen.
Komisioni shprehu gadishmërinë e tij për të përcjellë zërin e UBT në instancat përkatëse për ti dhënë rëndësinë, vlerësimin e duhur dhe ofrimin e mbështetjes së kërkuar për forcimin dhe zhvillimin e Universitetit.