Në ambjentet e Universitetit Bujqësor u nënshkrua një Momerandum Bashkëpunimi me projektin RisiAlbania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Registrations are closed
 

Momerandumi u firmos nga Rektori i UBT, Z. Fatbardh Sallaku dhe nga përfaqësuesit e RisiAlbania Z. Stefan JossDrejtor i projektit dhe Znj. Edlira Muedini, menaxhere.  Të pranishëm ishin dhe Znj. Ermira Shyti, në cilësinë e zbatueses së projektit dhe Prof. Asoc. Dritan Laçi si Përgjegjës i Qendrës së Karrierës dhe Alumni në UBT.

Synimi i këtij takimi është inkurajimi i  bashkëpunimit bazuar në marrëveshjet  ndërshtetëtore të nënshkruara ndërmjet Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Zvicrës. RisiAlbania ka bashkëpunim me Universitetin Bujqësor të Tiranës që nga viti 2008 dhe ka mbështetur zhvillimin e shërbimit të karrierës në këtë Universitet.

Projekti RisiAlbania do të mbështesë Universitetin për të forcuar shërbimin e këshillimit të karrierës për studentët dhe të diplomuarit e tyre, nëpërmjet:

  • Procesit të ngritjes së kapaciteteve të këshilltarëve të karrierës për ofrimin e shërbimeve nëpërmjet trajnimeve në grup, dhe mbështetjes së vazhdueshme për përfshirjen e personelit të lidhur me këshillimin e karrierës në aktivitete shkëmbimi, ngjarje tematike të fokusuara dhe aktivitete të tjera mbështetëse ad hoc.
  • Zhvillimit të sistemit të brendshëm të menaxhimit të karrierës, për të promovuar automatizimin dhe dixhitalizimin e shërbimeve,
  • Diversifikimit të shërbimeve të karrierës, duke zhvilluar më tej përmbajtjen, mjetet (dixhitale dhe jo dixhitale),
  • Aktiviteteve promovuese të shërbimeve të karrierës për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve me qëllim rritjen e kërkesës për këto shërbime.

Të dyja palët mbeten të angazhuara për të konsoliduar dhe për të diversifikuar më tej shërbimin e karrierës të ofruar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës.


Date & Time
e hënë
14 nëntor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.