Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi mes Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe Universitetit Luarasi

Registrations are closed

Nënshkruhet Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor mes Universitetit Bujqësor të Tiranës me  përfaqësues Rektorin Prof. Dr. Fatbardh Sallaku dhe Universitetit Luarasi përfaqësuar nga Rektori Prof. Dr. Et’hem Ruka. 

Kjo marrëveshje ka për qëllim përmirësimin e  bashkëpunimit akademik, shkencor dhe kulturor midis institucioneve në fushën e shkencës, teknologjisë dhe edukimit.

Gjatë takimit, dy përfaqësuesit e institucioneve ranë dakort për vendosjen e bashkëpunimit në drejtim të: 

-Shkëmbimit të stafit akademik për procesin mësimor,

-Shkëmbimit të pedagogëve, studiuesve dhe studentëve në kuadrin e veprimtarive kërkimore shkencore,

-Inkurajimin, mbështetjen dhe implementimin e projekteve të përbashkëta kërkimore, 

-Promovimin, mbështetjen dhe zbatimin e veprimtarive të tjera shkencore, 

-Shkëmbimin e literaturës shkencore,

-Shkëmbimin e librave, botimeve shkencore, programeve të studimit, projekteve akademike dhe informacionit mbi kurset, konferencat, seminaret dhe bazat e të dhënave me interes të përbashkët,

-Shkëmbimin e përvojës në lidhje me menaxhimin e institucionit etj.

Date & Time
e martë
31 janar 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.