Panairi i Punës dhe Aftësimit 2023
Registrations are closed
Panairi kombëtar “Work&Study” që këshillon maturantët për karrierën këto tre dit do të ndalet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku të rinjtë do të njihen me programet e studimit të ofruara nga universitete të ndryshme në vend, ku edhe UBT do të jetë i pranishëm me stendën e tij.
Në ditën e parë të hapjes së tij u organizua edhe Forumi "Klima e Biznesit, Produktiviteti dhe Kapitali Njerëzor” për të shkëmbyer ide dhe opinione mbi punën dhe sfidat aktuale në Shqipëri.
Forumi organizohet nga Ministri i Shtetit për Standartet e Shërbimeve dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Të pranishëm në këtë forum ishin Kryeministri Z. Edi Rama, Ministra të Kabinetit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, përfaqësues të kompanive të ndryshme.
Disa nga objektivat që u shtruan nga folêsit kishin të bënin me zhvillimin e arsimit në funksion të zhvillimit ekonomik e social të vendit, krahu i lire i punës si epërsi në tregun e punës, zhvillimi i mjedisit operacional për ndërmarjet e vogla dhe të mesme, rritja e qëndrueshme dhe klimë e favorshme biznesi.