Profesorë dhe studentë të UBT në ditën fushore për testimin e kultivarëve të orizit në Shqipëri, iniciaur nga Agroturizëm “Mrizi i Zanave”

Registrations are closed


Pedagogë dhe studentë të UBT morën pjesë në një demostrim fushor të korrjes së një eksperimenti testues të bimës së orizit në zonën e Lezhës.

Së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca dhe aktorë të tjerë të interesuar në fushën e bujqësisë u promovuan rezultatet e marra nga kultivarë të ndryshëm, testuar në zonën e Lezhës nga Altini i “Mrizit të Zanave”.

Të dhënat e grumbulluara demostruan dhe vërtetuan përshtatshmërinë dhe leverdinë ekonomike të kulturës së orizit në këtë zonë.

Universiteti Bujqësor vazhdon bashkëpunimin dhe mbështetjen për biznese të tilla pararojë që promovojnë vlerat autoktone të bujqësisë shqiptare.

Ekspertët e Universitetit Bujqësor teksa shpjeguan faktorët atmosferikë, kushtet fiziko-tokësore dhe teknologjinë e nevojshme e të veçantë të mbjelljes, rritjes, korrjes dhe zhveshjes së orizit theksuan se vendi ynë është shumë i favorshëm për zhvillimin e kulturës së orizit. Sipas tyre, nxitja fermerëve për të kultivuar këtë bimë dhe rritja e sipërfaqeve të prodhimit të orizit do të sjellë një përdorim të mirë tokës bujqësore, duke sjellë zhvillimin e bujqësisë edhe rritjen e ekonomisë së vendit.

Studentët patën mundësinë që të shihnin nga afër kushtet agro-klimatike dhe teknologjike të nevojshme për zhvillimin e kësaj kulture me rënësi ekonomike dhe bujqësore në Shqipëri. Ata mundën të zhvillonin dhe një praktikë profesionale në terren nga profesorët e fushës.


Date & Time
e martë
11 tetor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.