Profesorë nga Universiteti BOKU, Vjenë, zhvillojnë leksione të hapura në UBT

Registrations are closed

Dy profesorë austriakë Prof. Dr. Florian Kretschmer dhe Prof. Dr. Bernhard Pucher u bënë pjesë e UBT, përkatësisht në zhvillimin e një cikli leksionesh të hapura për studentët Master Shkencor të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore nga data 21- 31 maj 2023, falë Projektit Erazmus që UBT ka me Universitetin BOKU, Vjenë.

Tematika kryesore e leksioneve të zhvilluara nga të dy lektorët austriakë fokusohej në aspektet kryesore në lidhje me "ujërat e zeza si burim" për Shqipërinë, mbështetur në politikat aktuale të riformatimit të direktivës së BE-së për ujërat e zeza.

Përveç zhvillimit të leksioneve në çështjet e mësipërme, të dy profesorët zhvilluan disa workshope dhe diskutime shume të dobishme mbi hapat e ardhshëm në rrjedhën e bashkëpunimit që UBT ka tashmë me BOKU. 

Në mënyrë specifike, ato u fokusuan në diskutimet mbi përcaktimin e metodologjisë dhe përgatitjet për 2 doktorantë, lektorë të  rinj të Departamentit të Mjedisit dhe Burimeve Natyrore në kuadër të qëndrimit të tyre afatgjatë në BOKU semestrin tjetër.

Përveç aktivitetit të mësipërm, dy lektorët morën pjesë edhe në vizita në terren në disa impiante të trajtimit të ujërave të zeza në vend, me qëllim njohjen e menaxhimit të mbetjeve dhe mundësinë për analizimin e tyre në të ardhmen.

Date & Time
e premte
2 qershor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.