Programet duale, nis shkëmbimi i studentëve me Universitetin e Tuscia, Viterbo

Registrations are closed

Në kuadër të programit dual me Departamentin e DAFNE të Universitetit Tuscia, Viterbo, Itali, fillon shkëmbimi i studentëve të këtij programi "Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura/ Qeverisja e Parqeve Urbane dhe Periurbane". 

Gjatë periudhës 5-9 qershor, studentët e programit të përbashkët me Universitetin e Tuscias, Viterbo, të shoqëruar edhe nga një grup profesorësh të Departamentit të DAFNE, ju bashkohen kolegëve të tyre shqiptar në Departamentin e Shkencave Pyjore, dega Inxhinieri  Pyjore, profili Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura.

Studentët dhe profesorët u mirëpritën nga Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku i cili shprehu gadishmërinë e ofrimit të një cilësie të lartë mësimore në auditorët e UBT dhe përfshirjen e tyre në praktika të ndryshme profesionale në territorin e Shqipërisë.

Studentët zhvilluan edhe një orë seminari, duke prezantuar përpara kolegëve të tyre shqiptarë, një projekt aplikativ të një zone të mbrojtur në afërsi të Viterbos, Marturanum.

Të shoqëruar nga studentët tanë ata vizituan kampusin e UBT, kopshtin Botanik dhe godinat e reja të konvikteve.

Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim janë planifikuar aktivitete të ndryshme në zona të mbrojtura të Shqipërisë.

Date & Time
e martë
6 qershor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.