Studentët e Universitetit Bujqësor u bënë pjesë e një workshopi me temën "Hyrje në sistemin global të monitorimit të SDG dhe treguesit e SDG nën kujdestarinë e FAO"

Registrations are closed

Qëllimi i këtij trajnimi ishte prezantimi i  objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm për studentët, në kuadër të arritjes së Axhendës 2030.

Trajnimi u zhvillua nga Përfaqësues të FAO në Shqipëri, Z. Agim Pepkolaj dhe veçanërisht Z. Giorgi Kvinikadze, Statisticien, FAO REU.

Gjatë trajnimit studentët u njohën më me detaje  me indikatorët e SDG, metodologjitë e zbatimit, rëndësinë e faktorëve të implementimit të suksesshëm në kuadër të sigurisë ushqimore, analizat statistikore, gjenerimin e të dhënave dhe përdorimin e tyre për të arritur tek rezultati. 

Në kuadër të mbështetjes që OKB-ja po jep për Qeverinë Shqiptare drejt arritjes së Axhendës 2030 për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (SDGs), Universiteti Bujqësor është bërë pjesë e nismave të ndryshme në mbështetje të kësaj kauze. 

Për këtë, UBT ka një bashkepunim të ngushtë me FAO, duke qenë edhe kujdestari i disa treguesve të Axhendës 2030, në fushën e transformimit të sistemeve agroushqimore më efikase, gjithëpërfshirëse, elastike dhe të qëndrueshme.

Date & Time
e enjte
30 mars 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.