UBT pjesë e arritjeve të kërkimit shkencor në IAL, prespektivat e së ardhmes

Registrations are closed

Zhvillohet Konferenca Kombëtare "Bashkëpunimi Universitet-Biznes, një nga shtyllat e modernizimit të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor", pjesë e të cilës ishte dhe Universiteti Bujqësor.

Arritjet në këtë fushë vijnë nga projekte të infrastrukturës kërkimore dhe laboratorike të financuar nga  AKKSHI, me mbështetje të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku deri më tani rendisim mbi 15 të tillë.

Në fjalën e tij, Rektori Prof. Dr. Fatbardh Sallaku falenderoi mbështetjen dhe besimin e ofruar nga MAS dhe AKKSHI për të implementuar projekte për zhvillimin e njohurive dhe kërkimit shkencor si një element kyç i zhvillimit arsimor dhe ekonomik të vendit.

UBT prej kohësh ka vënë theksin tek transferimi i njohurive, duke bërë që falë bashkëpunimit universitet-biznes produktet shkencore, kërkimet, analizat dhe njohuritë që ofron të transferohen tek palët e treta përmes studentëve dhe kërkuesve.

Gjithnjë më tepër UBT po mbështet projektet që nxisin studentët dhe kërkuesit shkencorë të adaptojnë mënyrat më efektive të zbatimit të profesionit të tyre dhe të jenë më bashkëpunues me institucionet dhe aktorët e shoqërisë, për të arritur në standartet ndërkombëtare të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Në kuadër të qëllimit të kësaj konference, Rektori tha se për një zhvillim dhe marrëdhënie të qëndruesheme mes institucioneve tona, duhet të ndërtojmë partneritete për të bashkuar njohuritë, burimet dhe ekspertizën, me qëllim forcimin dhe arritjen e rezultateve me përfitim të ndërsjelltë mes palëve.

Fjalën e tyre në konferencë e mbajtën edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi; Znj. Ines Mucostepa, Kryetare e Bashkimit të Dhomave të Industrisë dhe Tregtisë; Znj. Mirela Muça, Drejtore e Përgjithshme e AKKSHI; Znj. Albana Tole, Zv. Ministre e MAS dhe përfaqësues të universiteteve të tjera të vendit.

Date & Time
e mërkurë
5 prill 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.