UBT promovon programin Bachelor Dual në Zootekni, nëbashkëpunim me universitete partnere nga Gjermania dhe Finlanda.

Registrations are closed

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) ka hapur, për herë tëpare, në këtë vit akademik, programin Bachelor të Integruar me Praktikën (DUAL) në “Zootekni & Siguria e Produkteve blegtorale”Ky program mbështetet në modelin Dual gjerman dhe realizohet në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara Nürtingen/Gjermani dhe Universitetin Savonia/Finlandë, në kuadër të një projekti Erasmus CBHE i BE Dual Curricula – Study and Work Practice in Agriculture and Food Safety” (DualAFS).

Këto ditë universitetet partnere të këtij projekti u takuan nëUniversitetin e Korcës dhe analizuan rezultatet e këtij projekti. Në këtë takim ishin të ftuar edhe shumë përfaqësues tëkompanive, fermave blegtorale dhe bujqësore, si dhe tëorganizimeve të prodhuesve, të cilët do të jenë partnerë, tëbarabartë me universitetin, për realizimin e praktikave të gjata profesionale të studentëve, që fillojnë tani studimet Bachelortë Integruar me Praktikën (DUAL) në “Zootekni & Siguria e Produkteve blegtorale” në UBT dhe “Agrobiznes” nëUniversitetin e Korcës.

Bizneset nga sektori I blegtorisë dhe institucionet publike tëbujqsisë dhe ushqimit kanë mbështetur fuqimisht hapjen e programit Dual në Zootekni dhe do të mirëpresin studentët e këtij programi për praktika të gjata profesionale dhe intershipe. Studimet universitare të Integruara me Praktikë(Dual) u japin studentëve një formim të shkëlqyer praktik dhe teorik, plotësisht të njohur edhe jashtë vendit, I cili u mundëson atyre një punësim shumë më të mirë pas studimevebrenda dhe jashtë vendit, si dhe të vijojnë studimet Master jo vetëm në UBT, por edhe në universitetet e huaja. Studentët qëfillojnë këtë vit studimet Bachelor në këtë program do tëndjekin studimet për një simestër në universitetet e huaja partnere në këtë project.

Ky projekt Erasmus (DualAFS) është përzgjedhur ngaDepartmenti pwrgjegjws pwr Erasmus nw Bruksel si një ndër projektet më të suksesshme për shkollimin dhe punësimin e tërinjve dhe do të prezantohet në Ditën Europiane të Rinisë(EU4Youth Days) në 11 dhe 12 tetor të këtij viti.


Date & Time
e hënë
10 tetor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.