UBT tashmë me një plan të plotë zhvillimor për periudhën 2022-2030

Registrations are closed
 

Në ambientet e GIZ, Tiranë, ekipi gjerman nga Universiteti i Humbolt, prezantuan gjetjet dhe konkluzionet kryesore mbi Strategjinë e Zhvillimit UBT 2022-2030.

Falë mbështetjes financiare të GIZ, ekipi gjerman në bashkëpunim të ngushtë me stafin drejtues dhe kolegë të UBT, për një periudhë kohore rreth një-vjeçare, dhe pas një analize të plotë të të gjithë aktivitetit të UBT që nga oferta akademike, oferta shkencore, infrastruktura laboratorike dhe ferma didaktike eksperimentale, ka arritur të hartojë një dokument bazë strategjik mbi të ardhmen e UBT.

Ky dokument do të shërbejë si një pikënisje por edhe si udhëzues kryesor mbi të gjitha reformat që UBT duhet të ndërmarrë për vitet në vazhdim për t’a transformuar UBT në një institucion të arsimit të lartë novativ, që të jetë në gjendje të përballet me sfidat socio-ekonomike e mjedisore nga njëra anë dhe të ofrojë një spektër të gjerë shërbimesh me cilësi maksimale nga ana tjetër, duke garantuar një shërbim të shkëlqyer ndaj sektorit bujqësor e ushqimor shqiptar në veçanti, si dhe shoqërisë shqiptare në tërësi.

Formulimi i një profili të qartë të UBT, fokusimi më i madh drejt orientimit shkencor, nevoja për një dizenjim të ri të ofertës akademike të UBT, ngritja e një qëndre kërkimore në UBT për të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor në funksion të transformimit të njohurive bujqësore me qëllim marrjen e rolit kryesor në sistemin e AKIS në Shqipëri dhe rajon, janë disa nga sugjerimet kryesore të këtij dokumenti.

Kërkimi i përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkim shkencor në një kontekst ndërkombëtar, formësimi i profilit dhe trajtimi i konflikteve ndërmjet objektivave të ndryshme, veçanërisht ndërmjet mësimdhënies, kërkimit dhe aktiviteteve të transferimit të njohurive, janë aspektet kyçe për zhvillimin e strategjisë zhvillimore të UBT.

UBT vazhdon në rrugën e tij të transformimit te thelle nëpërmjet bashkëpunimit të shkëlqyer dhe strategjik me GIZ dhe Qeverinë Gjermane. Falenderime dhe mirënjohje për Agjencinë për Zhvillim Ndërkombëtar (GIZ) dhe projektit Zhvillimi Rural i Qëndrueshëm (SRD), për mbështetjen financiare si dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me UBT. Mirënjohje dhe vlerësme për çdo drejtues dhe koleg të UBT për kontributin e sugjerimet e tyre, dhe në mënyrë të veçantë falenderime edhe për ekspertët gjerman për punën e bërë.

 

 

 

Date & Time
e premte
25 nëntor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.