Universiteti Bujqësor i Tiranës i uron mirëseardhjen të gjithë studentëve për vitin e ri akademik 2023-2024

Registrations are closed

Në fjalën e tij përshëndetëse, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku si Rektor i këtij Universiteti i uroi të gjithë studentët për vitin e ri akademik, duke i premtuar se bashkë me gjithë stafin e tij do të jenë gjithnjë krah tyre për të ngjitur së bashku shkallët e karrierës dhe suksesit.

Kjo padyshim është një ditë shumë e rëndësishme për studentët pasi po hedhin themelet e së ardhmes së tyre në një ndër universitetet me të mira në vend por jo vetëm. 

Ky universitet gjithnjë e më tepër përpiqet që vitet tuaja të studimeve të larta të jenë më të bukurat dhe më të arrirat profesionalisht.

Në plotësim të kësaj dite, duam të ndajmë me ju njoftimin se për këtë vit nuk ka asnjë degë të rrezikuar në UBT, çka do të thotë se të gjitha degët e ofruara janë të mbushura me studentë.

Vlerat, profesionalizmi, niveli i lartë akademik i stafit, akomodimi, kampusi, teknologjitë bashkëkohore, ndërkombëtarizimi, dhe atmosfera miqësore janë të gjithë ato elementë që e kanë bërë këtë Universitet gjithnjë e më të kërkuar nga të rinjtë.

Universiteti Bujqësor që ju keni zgjedhur, po demostron çdo ditë se është i dobishëm për mbarë shoqërinë shqiptare nisur nga të gjitha fushat e studimit që ai ofron, duke përforcuar kështu rolin që ai luan në fushën e zhvillimit bujqësor e ekonomik të vendit.

Studentë të dashur ju urojmë mirëseardhjen në familjen e madhe të quajtur Universiteti Bujqësor i Tiranës.  

Faleminderit që keni zgjedhur UBT dhe shumë suksese në këtë vit të ri akademik.

Date & Time
e hënë
2 tetor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.