Universiteti Bujqësor i Tiranës mori pjesë në Edicionin e 22-të të Konferencës Ndërkombëtare të Trendeve në Nanoteknologji (TNT2022) që u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Registrations are closed

Është hera e dytë në Shqipëri që mbahen takimet shkencore të një niveli të lartë TNT, çka sjellin një mundësi të mirë për transmetimin e informacionit dhe vendosjen e kontakteve midis kërkuesve shkencorë shqiptarë dhe atyre të huaj në fushën e nanoteknologjisë.
Ekipi i Universitetit Bujqësor të Tiranës ishte i pranishëm me stendën e tij në exhibition, të cilët prezantuan mundësitë dhe projektet aktuale që posedon Universiteti.

Takimet e TNT2022 do të organizohen në disa sesione specifike me tema të nxehta pëgjatë gjithë javës, ku do ketë mundësi edhe për shkëmbime idesh dhe mendimesh mes kërkuesve.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryeministri i vendit, Z. Edi Rama; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Znj. Frida Krifca; Ministrja e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi; Kryetari i Akademisë së Shkencave, Z. Skënder Gjinushi; I Ngarkuari me Punë a.i. në Ambasadën e Spanjës në Shqipëri, Z. Arnau Forminguera dhe Z. Arben Merkoçi, përfaqësues i ICREA.

Ata folën për rëndësinë e kërkimit shkencor në fushën e nanoteknologjisë dhe rolin e saj në zhvillimin e arsimit, socializimit dhe ekonomisë së vendit. Gjithashtu, ata shtuan se përpos sfidave të shumta, funksionimi i qendrave të kërkimit shkencor në vend, mbështetja e kërkuesve të rinj dhe përqafimi i metodave të avancuara në fushën e nanoteknologjisë do të sjellin zhvillimin e shkencës, arsimit të lartë dhe të ekonomisë.

Ky kongres është organizuar me mbështetjen e Qeverisë Shqiptare, Bashkisë së Tiranës, Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, institucioneve spanjolle ( Këshilli Kombëtar i Kërkimit Spanjoll, CECA: Rrjeti Katalan i Qendrave Kërkimore, ICN2: Qendra Katalane e Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë dhe Fondacioni Phantoms) dhe programi dhe iniciativa kërkimore e BE-së (Graphene Flagship).



Date & Time
e mërkurë
5 tetor 2022
8:00 e paradites 5:00 e pasdites Europe/Berlin
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.