Ngritja e Skemës do të vazhdojë në të gjjtha qarqet e vendit.
Faza e parë e trajnimit i dedikohet specialistëve të AREBE-ve dhe faza e dytë do t’i dedikohet fermerëve në të 12 qarqet e vendit.
Specilistët e bujqësisë dhe fermerët do të trajnohen mbi tematikën e shëndetit të bimëve, praktikat e mira bujqësore për mbarështimin e perimeve dhe drufrutorëve, sistemet e mbarështimit të kafshëve dhe të ushqyerit e kafshëve, ndryshimet klimatike dhe efekti i tyre në prodhimin bujqësor dhe blektoral si dhe për hartimin e planeve të biznesit dhe kooperimin në bujqësi.
Në javën e pestë, temat e trajtuara përgjatë trajnimit ishin:
1. “Kooperimi në bujqësi”, “Bujqësia Multifunksionale”,
2. “Financat rurale”
Ngritja e Skemës Kombëtare do të bëhet e mundur nëpërmjet angazhimit të mbi 30 pedagogëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës që janë edhe specialistët më të mirë të fushave përkatëse.