Vizita e Prof. Toine Hattink, përfaqësues i HAS Green Academy, Hollandë

Registrations are closed

Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, priti Prof. Toine Hattink, përfaqësues HAS Green Academy në ambientet e kampusit të UBT.

Qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me shkëmbimin e ideve dhe krijimin e mundësive të reja të bashkëpunimit  për studentët, stafit akademik dhe zhvillimin e  kërkimit shkencor.

Fokusi kryesor kishte të bënte me përfshirjen e studentëve në projekte të ndryshme gjatë periudhës së studimeve dhe kryesisht zgjerimi i mobiliteteve përmes projekteve Erazmus.

Gjatë takimit u bë një prezantim i përgjithshëm mes dy universiteteve lidhur me fakultetet që kanë, programet e studimit që mbulojnë, infrastrukturën mësimore,  projektet e bashkëpunimit dhe marrëveshjet ndërkombëtare etj.

Ky takim u shërbeu të dyja palëve për të njohur më mirë njëri- tjetrin dhe për të bashkëbiseduar mbi alternativat e konkretizimit të një marrëveshje në të ardhmen.

Date & Time
e martë
27 qershor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.