Workshop-et e zhvilluar gjatë ditës së dytë të "Konferencës së 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës” në UBT
Gjatë ditës së dytë të "Konferencës së 4-të Ndërkombëtare mbi Shkencat e Bujqësisë dhe të Jetës” të zhvilluar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës u organizuan tre workshope me tema të ndryshme.
Workshopi i parë ishte me temë “Kultivimi i MAP-it në Shqipëri: Zhvillimet dhe sfidat për të ardhmen” dhe u moderua nga Prof.Dr. Ilir Kristo, Dekan i Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit.
Disa nga tematikat e trajtuara nga profesorët e UBT dhe përfaqësues të MAP-s Associations ishin: UBT dhe kontributi i tij për sektorin e MAP-eve në Shqipëri; kultivimi i MAP në Shqipëri dhe zhvillimet e sfidat për të ardhmen; praktikat e mira bujqësore, standartet dhe kontrolli i cilësisë në prodhimin e MAP; aktiviteti kërkimor etj.
Gjithashtu u zhvilluan edhe prezantime nga studentët mbi metodat dhe parametrat inovative në sistemin MAP-s në Shqipëri.
Në workshopin e dytë u trajtua tema “Ndërtimi i besimit të konsumatorëve përmes sistemeve dhe standardeve të sigurisë ushqimore” e moderuar nga Prof.Dr. Erinda Lika, Zëvendës Rektore për Kërkimin dhe Projektet, UBT, në bashkëpunim edhe me MBZHR, RisiAlbania (Andi Stefanllari).
Disa nga tematikat e trajtuara nga pedagogë të UBT dhe të ftuar të tjerë ishin: Strategjia sektoriale dhe kuadri ligjor i sigurisë ushqimore; GlobalG.A.P, localg.a.p dhe lidhjet me sigurinë ushqimore në Shqipëri; potenciali i zgjidhjeve biologjike për sigurinë e ushqimit dhe mirëqenien e konsumatorit - mundësi dhe sfida; sfidat në adoptimin dhe zbatimin e standarteve të cilësisë; qasjet dhe sfidat aktuale për kontrollin e sëmundjeve ushqimore në Shqipëri; potenciali i eksportuesve shqiptarë etj.
Në workshopin e tretë u trajtua tema “Forcimi i bashkëpunimit për një menaxhim të burimeve ujore të mbështetur nga shkenca në Shqipëri” dhe u moderua nga Prof. Asoc. Romina Koto, Zëvendës Rektore për Marrëdhëniet me Publikun dhe Institucionet, UBT, në bashkëpunim me përfaqësues nga Universiteti i BOKU, Vjenë (Roza Allabashi dhe Dr. Florian Kretschmer).
Gjatë tij u zhvilluan prezantime të shkurtra nga palët kryesore pjesëmarrëse mbi sfidat kryesore lidhur me zbatimin e planeve të veprimit, baza ligjore për menaxhimin e ujërave në Shqipëri; riformulimi i direktivës së BE-së për trajtimin e ujërave të ndotura - qasje zgjidhje për zbatim në Shqipëri; diskutim mbi identifikimin e sfidave kryesore.