Zhvillohet workshopi me titull "Antimikrobikët në mjedis dhe Antimikrobiko-Rezistenca (AMR): koha për veprim në prespektivën e qasjes “Një Shëndet” në Shqipëri"

Registrations are closed

Workshopi u zhvillua në Universitetin Bujqësor të Tiranës në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), në kuadër të projektit “Vlerësimi i Rrezikut të Shëndetit Publik ndaj Rezistencës së mbetjeve të Antibiotikëve në mjedis në zonën e Elbasanit", të financuar nga AKKSHI-it gjatë periudhës 2022-2023.

Projekti kishte për synim përcaktimin e sasive të niveleve të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në pellgun ujëmbledhës të Elbasanit, vlerësimin e burimeve të mundshme të ndotjes dhe rezistencës ndaj antibiotikëve si dhe vlerësimin e lidhjeve midis burimeve të mundshme, prevalencës së rezistencës dhe përqendrimit të kimikateve në ujë, si dhe produkte shtazore qumësht dhe vezë. 

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte sigurimi i një qasjeje të plotë të vlerësimit të rrezikut shëndetësor nga mbetjet e antibiotikëve në mjedis si pasojë e bakterieve rezistente ndaj antibiotikëve dhe vlerësimi i boshllëqeve kryesore të njohurive dhe nevojat kërkimore që duhen për të arritur vlerësimin sasior të rrezikut. 

Duke përdorur një qasje shkencore të caktuar, projekti ka arritur të adresojë boshllëkun e njohurive në këtë fushë, sigurimin e disa të dhënave kritike, si dhe përvojën praktikë per përdorimin e udhëzimeve për perdorimin e antibiotikëve të ndryshëm në mjedis.

Pas hapjes së workshopit nga Koordinatorja e Projektit Prof. Dr. Erinda Lika, fjalën e tyre e mbajtën edhe Z. Fatbardh Sallaku, Rektor i UBT; Znj.  Entela Ramosaçaj, Zëvendës Ministre e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Znj. Mirela Muça, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare për Kërkim Shkencor dhe Inovacion dhe Z. Martin Jorgaqi nga Sektori i Koordinimit dhe Kontrollit të Ushqimit, AKU. 

Gjatë workshopit u prezantuan problematika të ndryshme lidhur me antimikrobikorezistencën në qasjen " One Health", sfidat dhe mundësitë për ofrimin e zgjidhjeve në nivel lokal dhe kombëtar, ku përmendim fjalën e Lindita Molla nga ISHP, Elda Çuka nga AKU dhe Kujtim Mersini, Irena Duka, Florjan Plaku nga UBT. 

Ky workshop synon që nëpërmjet prezantimit të rezultateve të arritura në kuadër të këtij projekti, të sigurojë evidenca të qarta të performancës së programeve te administrimit të antibiotikeve në vend, si dhe të informojë palët dhe aktorët e interesuar mbi metodologjinë e vlerësimit të rrezikut të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në mjedis.

E gjithë kjo do të sigurojë një analizë të plotë të boshllëqeve dhe sfidave aktuale të kërkimit shkencor në lidhje me vlerësimin e rrezikut të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve duke siguruar një kornizë të plotë mbi vlerësimin e rrezikut të baktereve rezistente ndaj antibiotikëve në ujërat e ndotura dhe mundësitë e ripërdorimit të ujit.

Date & Time
e martë
27 qershor 2023
8:00 e paradites 4:00 e pasdites Europe/Paris
Location

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Agricultural University of Tirana
Rruga Paisi Vodica
Tirana 1025
Albania
--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
Get the direction
Organizer

Universiteti Bujqësor i Tiranës

--Universiteti Bujqësor i Tiranës--
SHARE

Find out what people see and say about this event, and join the conversation.