EDUKIMI
PhD, Shkencat e Ushqimit Universiteti Bujqesor i Tiranes 2015
Master Shkencor Shkenca Biologjike, Universiteti i Firences, Itali, 2006
Bachelor në Biologji molekulare, Universiteti i Firences, Itali, 2005
Dr. Ilir Lloha
Zv. Dekan për mësimin
E-mail: illoha@ubt.edu.al
Ilir Lloha, Dr.
– Zv. Dekan për mësimin në Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Ka kryer studimet universitare në Itali, duke u diplomuar si “Doktor magjistral në Biologji Molekulare”, në vitin 2005 dhe Master Shkencor në “Patologji Humane” në vitin 2006. Ka marrë gradën Doktor Shkencash në vitin 2014. Që prej vitit 2007 është Lektor pranë Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit dhe titullar i disa lëndëve me rëndësi në programet e studimit që zhvillon ky fakultet. Ka marrë pjesë në disa trajnime, në Gjermani e Shqipëri. Ka realizuar disa studime në fushën e mishit, verës dhe frutave. Këto studime janë referuar në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe ka realizuar disa botime në revista të rëndësishme ndërkombëtare dhe kombëtare. Në pozicionin e Zv. dekanit për mësimin, merr pjesë ndër të tjera dhe në hartimin dhe përmirësimin e kurrikulave të programeve të studimit që zhvillohen në fakultet. Gjatë karrierës akademike ka zhvilluar dhe përmirësuar modulet ‘Kimia Ushqimore’, ‘Ushqimi dhe të Ushqyerit e Njeriut’, ‘Teknologjia e Përpunimit të Mishit’ dhe ‘Ushqimi dhe Legjislacioni Ushqimor’.
EDUKIMI
PhD, Shkencat e Ushqimit Universiteti Bujqesor i Tiranes 2015
Master Shkencor Shkenca Biologjike, Universiteti i Firences, Itali, 2006
Bachelor në Biologji molekulare, Universiteti i Firences, Itali, 2005
LËNDËT
Kimi Ushqimore
Ushqimi dhe te Ushqyerit e Njeriut
Bazat e te Ushqyerit
INTERESAT KËRKIMORE
Permbajtja e nutrienteve ne ushqime te ndryshme, Nutrigjenomika, aktiviteti antioksiudant I perberesve natyrore