Përgjegjëse e GMK

 

Dr. Jona MULLIRI

Lektore

E-mail: jmulliri@ubt.edu.al


Është pedagoge në Departamentin Matematikë dhe Informatikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 11 vitesh. Është diplomuar në profilin Shkenca Kompjuterike (2009), Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga viti 2016, e specializuar në fushën Financë – Kontabilitet. Është kordinatore në modulet “Database dhe Menaxhim”, “Programim në Internet”, “Programim i avancuar ne Web”, “Administrim Bazë të Dhënash”.

Ka një eksperience prej 4 vitesh në drejtimin e Degës së Mësimit dhe Kurrikulave, 6 vjet si përgjegjëse e GMK-së së “Informatikës” dhe 1 vit si Koordinatore Institucionale UBT.

Ka punuar si zhvilluese baze të dhënash dhe data warehouse duke përdorur ETL tools dhe My SQL në Raiffeisen Bank, si dhe ka eksperience praktike në analizimin e të dhënave, bazë të dhënash dhe programim.

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Maltë, Angli dhe Letoni. Është e përfishrë si team member në disa projekte me financim ndërkombëtar si NETCHEM, GRADUA etj.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore tekstesh mësimore si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.


Edukimi 

PhD, Financë – Kontabilitet në “Sistemet e informacionit të menaxhimit dhe planifikimi strategjik në bankat e nivelit të dytë në Shqipëri”, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit Universiteti Bujqësor i Tiranës, 2016

Master i Shkencave, cikël i Integruar “Informatikan”, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, 2009

Lëndët

“Informatikë e Aplikuar”, “Hyrje në Informatikë”, “Databazë dhe Menaxhim”, “Programim në Internet”, “Sistemet e Informacionit të Menaxhimit”, “Programim i Avancuar në Web”, “Administrim Bazë të Dhënash”

Kerkimet Shkencore

Sistemet e Informacionit, Shkencat kompjuterike dhe Teknologjia e Informacionit