Këshilli i Etikës– PërshkrimKëshilli i Etikës ngrihet pranë UBT dhe promovon dhe shqyrton çështje që lidhen me ligjshmërinë, etikën në veprimtarinë e procesit mësimor dhe atij kërkimor si dhe është organi që legjitimon antiplagjiaturën si çështja më e rëndësishme për tu promovuar organ drejtues në IAL bazuar në VKM nr. 777, datë 26.12.2018, “Për kontrollin antiplagjiaturë të disertacioneve për fitimin e gradave shkencore”. Këshilli i Etikës i UBT përbëhet nga një përfaqësues për çdo njësi kryesore të tij, një përfaqësues nga personeli administrativ, një nga personeli ndihmës-akademik dhe një përfaqësues i studentëve në Senatin akademik. Kur numri i anëtarëve të Këshillit të Etikës është çift, atëherë atij i shtohet një anëtar i propozuar nga Senati akademik. Anëtarët e Këshillit të Etikës përzgjidhen nga Senati akademik, mbi bazën e propozimeve të bëra nga njësitë kryesore, në përbërje të të cilit janë punonjësit mësimorë me kohë të plotë si dhe studentë, Administratori për anëtarët e stafit të personelit administrativ, Rektori për personelin ndihmës-akademik dhe komuniteti i studentëve të UBT. Të gjithë anëtarët e Këshillit të të UBT duhet të kenë një përvojë pune në njësinë kryesore përkatëse prej të paktën pesë vitesh. Këshilli i Etikës së Universitetit përbëhet nga pesë anëtarë, ku detyrimisht njëri prej tyre duhet të jetë jurist i kategorisë Profesor. Anëtarët e Këshillit të Etikës kanë mandat katër vjeçar me të drejtë rizgjedhjeje. Anëtarët e Këshillit të Etikës nuk ushtrojnë funksione drejtuese në UBT. Anëtarët e Këshillit të Etikës zgjedhin kryetarin e tij. Këshilla të Etikës ngrihen edhe pranë fakulteteve, anëtarët e të cilit kanë mandat dy vjecar.
Kodi i etikës miratohet nga Senati akademik dhe BaUBT. Detyrat dhe funksionet e Këshillit të Etikës përcaktohen në kodin e etikës së UBT dhe rregulloren e tij, të cilët miratohen nga Senati akademik dhe BaUBT.
Referencë: Statuti i Universitetit Bujqesor te Tiranes, Neni 9, miratuar nga Senati Akademik, Prot. 175, datë 21.04.2021 . Miratuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr.279 Prot. 1025/5, datë 28.07.2021