Kompetenat Profesionale

Kompetencat profesionale të studentëve që përfundojnë studimet në programin Drejtim Agrobiznesi.

 

Deri në fund të kursit, studentët do të:
  • Përfitojë njohuri për proçeset ekonomike dhe të biznesit, mbi implikimet mikroekonomike të tregjeve, mbi parimet bazë mikroekonomike dhe makroekonomike si dhe efektet e tregjeve mbi performancën e bizneseve.
  • Fitojë njohuri dhe kompetenca për menaxhimin dhe zhvillimin ekonomik të Agrobiznesit në përgjithësi. Të kuptohet roli shumë i rëndësishëm i marketingut në tregtinë e produkteve bujqësore dhe blektorale.
  • Jetë i aftë të trajtojë faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ekonomisë bujqësore, veçoritë e prodhimit bujqësor, format e organizimit të subjekteve prodhuese në bujqësi, llojet dhe strukturën e tregjeve agrare si dhe veçoritë e kërkesës dhe të ofertës bujqësore për produkte e grup-produktesh bujqësore.
  • Jetë i aftë të përdorë aparatin e kontabilitetit për të bërë të mundur përdorimin e tij në llogaritjen e vlerës kontable të ndërmarrjeve të agrobiznesit, në përpilimin e bilancit kontabël dhe në llogaritjen e treguesve të performancës së ndërmarrjeve duke u bazuar tek informacioni kontabël.
  • Jetë në gjendje të analizoje ndërvarësinë midis dy ose me shumë variablave ekonomikë dhe që ndikojnë në performancën e bizneseve, të studiojë lidhjen që ekziston midis tyre duke u bazuar në modelime të thjeshta dhe të përbëra, të analizojë lidhje korelative midis variablave. Studenti duhet gjithashtu të jetë në gjendje të analizojë fenomenet e ndryshme në kohë duke përdorur analizën dinamike të serive kohore, të bëjë prognozime për të ardhmen dhe të studiojë efektet stinore.
  • Ketë njohuri mbi konceptet kryesore të financës. Të marrë njohuritë bazë të menaxhimit të flukseve financiare të njësive ekonomike, të jetë në gjendje të vlerësojë riskun në një biznes si dhe të njohë tre komponentët bazë të sistemit financiar.
  • Zotërojë njohuri mbi funksionet e marketingut bujqësor, dobitë-shtese, strukturat e tregut dhe institucionet e marketingut të produkteve agro-ushqimore. Gjithashtu studenti duhet të kontribuoj në alternativat e marketingut në vendimmarrje të prodhuesve  dhe ndërmjetësve, duhet të japë njohuri të nevojshme për strukturat e tregut, pozicionin e prodhimit dhe çmimeve të tregut.
  • Të jetë në gjendje të interpretojë sistemin e agrobiznesit në ekonominë kombëtare të një vendi, si dhe të njohë dhe të vlerësojë tërësinë e faktorëve që kushtëzojnë lindjen dhe zhvillimin e sistemit të agrobiznesit. Në rolin e menaxherit të një firme agrobiznesi, studenti aftësohet në drejtim të procesit të marrjes së vendimeve për të gjitha problemet me të cilat mund të përballet biznesi.
  • Të ketë njohuri të avancuara, në lidhje me përdorimin specifik të koncepteve, të teorive dhe të metodave nga menaxhimi i burimeve njerëzore. Ai duhet të jetë i aftë të përfshihet në menaxhimin e resurseve humane, në mënyrën e organizimit të punës deri tek motivimi i punonjësve, vlerësimi dhe shpërblimi i performacës së tyre si dhe siguria në punë.
  • Zotërojë njohuri mbi modelet e organizimit të fermave bujqësore, dhe të njoh rolin e drejtimit (parimet, funksionet dhe fushat e tij) në suksesin e një biznesi bujqësor. Studenti është i aftë tashmë të përdorë parimet ekonomike në identifikimin e niveleve dobiprurës të faktorëve të prodhimit, dhe madhësisë së aktiviteteve të veçanta.
  • Jenë të aftë dhe të zotërojnë njohuri teorike dhe teknike për përpilimin, vlerësimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme nga agrobiznesi. Po ashtu studenti bëhet i aftë të njohë dhe të kuptojë funksionimin e tregjeve në kushtet e konkurrencës së pastër dhe asaj jo të pastër përfshirë të gjitha format përkatëse por duke vënë më shumë theksin tek konkurrenca jo e pastër si formë e cila ndeshet më shpesh në praktike.
  • Fitojë njohuri në lidhje me sjelljen konsumatore, kuptojnë përse dhe si konsumatorët marrin vendimet të caktuara dhe si sjelljet e tyre ndryshojnë nën ndikimin e faktorëve të caktuar. Studenti tashmë kupton ndikimin e e faktorëve psikologjik te konsumatorët, faktorëve të mjedisit të jashtëm dhe situatave e gjendjes në të cilat mund të ndodhet konsumatori kurdo që vendosë të blejë diçka.
  • Duhet të theksohet se studenti është i aftë të kuptojë jo vetëm aktin e blerjes por edhe edhe proçesin para dhe pas blerjes, madje edhe se si posedimi ose mungesa e gjërave mund të ndikojnë në sjelljet konsumatore në përgjithësi. Studenti zotëron tashmë  modelin me të avancuar për të kuptuar marrjen e vendimeve konsumatore, gjë që shërben si një program për suksesin e bizneseve në ekonominë e tregut dhe në kohën e hiperkonkurrencës.
  • Përfitojë njohuri dhe kompetenca bashkëkohore në fushat e menaxhimit të organizatave private dhe publike. Këtu përfshihen njohuri të domosdoshme mbi konceptin e menaxhimit dhe rolin e tij në shoqëri, identifikimin dhe sqarimin e funksioneve bazë menaxheriale (planifikim, organizim, udhëheqje & motivim dhe kontroll). Rëndësi e veçantë i kushtohet aspekteve teorike praktike të lidershipit dhe sjelljes menaxheriale si dhe identifikimit të faktorëve të mjedisit menaxherial.
  • Zotërojë informacion në lidhje me shumë skema mbështetëse të përdorura gjerësisht për politikat bujqësore dhe veçanërisht Politikave të Përgjithshme Bujqësore (PPB) të BE-së në mënyrë të qartë dhe të qëndrueshme. Efektet e PPB dhe politikave të ndryshme tregtare në çmimet e brendshme dhe ndërkombëtare, konsumit, prodhimit, dhe të ardhurat e tregtisë dhe të qeverisë do të shqyrtohen.