Përgjegjës Departamenti

Prof. Asoc. Nertil XHAFERAJ

Përgjegjës Departamenti

E-mail: nxhaferaj@ubt.edu.al


– Diplomuar në 2008 në Kimi Ushqimore (Bachelor) dhe në 2010 Master shkencorë në Kimi Ushqimore pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës. Ne vitin 2016 ka fituar gradën shkencore Doktor shkencash (PhD) në “Shkenca Kimike”, pranë shkollës së Farmacise, Universiteti i Camerinos, Itali. Në periudhën Prill –Tetor 2015 ka kryer kërkime shkencore në Institutin Lavoiser, Universiteti Versajes, Francë, si pjesë e programit të Doktoraturës. Aktiviteti akademik shkencorë pas perfundimit të doktoraturës ka vazhduar pranë Albania University ku është angazhuar si Lektorë me kohë të plotë pranë Fakultetit të Farmacisë. Gjithashtu ka qënëi angazhuar si Lektorë me kohë të pjesshme në Fakultetin e Shkencave te Natyrës, të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan per nje periudhe 2-vjecare (10/2016- 07/2018). Pozicioni aktual është pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës si “Lektorë” pranë Departamentit të Teknologjisë Agro-Ushqimore, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit ku mbulon modulet e “Metodologjisë së Kërkimit Shkencorë”, “ Shtesat dhe Ushqimet Funksionale” dhe “ Teknologjinë e Prodhimit të Djathit”. Prej Shtatorit 2020 mban pozicionin e Përgjegjësit të departamentit të Teknologjise Agro-ushqimore. 

Ka përvojë të larmishme, 10 vjeçare në drejtime të ndryshme, si mësimdhënie, kërkim shkencor, implementim projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare, Industri Kimike dhe Ushqimore. Është autorë i nje numëri të konsiderueshem artikujve shkencorë ne fushën e Kimisë, përpunim mbetjesh dhe ushqimit, të botuara në revista shkencore jashtë vendit si American Chemical Society dhe Elsevier. Gjithashtu është autorë i rreth 20 konferencave ndërkombetare në fushën e kimisë, menaxhimit të mbetjeve dhe analizave të ushqimit. Ka marrë pjesë me punime shkencore në evente të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka ndjekur trajnime ndërkombëtare pasuniversitare në fushën e shkencave Kimike dhe të ushqimit. Gjithashtu së fundmi është angazhuar në udhëheqjen e diplomave në ciklin e dytë, Master i Shkencave. Njohës e gjuhëve të huaja si Anglisht, Italisht.


    Edukimi
    PhD, Kimi, Universiteti Camerinos, Itali, 2016
    Master Shkencor në Kimi Ushqimore, Universiteti i Tiranes, Tirane, 2010
    Bachelor në Kimi Ushqimore, Universiteti i Tiranes, Tirane , 2008

    Lendet:
    Shtesat dhe Ushqimet Funksionale, Metodologjia e kërkimit shkencor, Aditivet dhe
    Kontaminatet

    Interesat kërkimore
    Aditivet, komponentet aktive ne Ushqime, Antioksidantet, Kimi mjedisi

    Shkarko CV