Gjatë viteve 2004–2007 ka punuar si Inspektor Ushqimi në DRBU Tiranë. Prej vitit 2012 punon pranë Universitetit Bujqësor i Tiranës si “Lektorë” pranë Departamentit Qendra së Kërkimit të Ushqimit, Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Shtator 2020 Përgjegjës i Qendra e Kërkimit të Ushqimit. Është përfshirë në mësimdhënien e moduleve Teknikat Bashkohore të Paketimit, Teknologjia e vajit dhe Lendeve eterovajore dhe Ambalazhimi i produkteve ushqimore. Ka përvojë të larmishme, 8 vjeçare në drejtime të ndryshme, si mësimdhënie, kërkim shkencor, implementim projektesh kombëtare dhe ndërkombëtare, në Industrinë Ushqimore. Është autore e shumë artikujve shkencorë në fushën e Ushqimit, të botuara në revista shkencore jashtë vendit si Wiley. Gjithashtu autore e një sërë konferenca ndërkombëtare në fushën e industrinë ushqimore dhe analizave të ushqimit. Ka marrë pjesë me punime shkencore në evente të ndryshme ndërkombëtare brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka ndjekur trajnime ndërkombëtare pasuniversitare në fushën e ushqimit. Gjithashtu është angazhuar në udhëheqjen e diplomave në ciklin e dytë, Master i Shkencave. Njohëse e gjuhëve të huaja si Anglisht dhe Spanjisht.
Edukimi
PhD, Shkencat e Shendeti, Universiteti Jaen Spanjë, 2014
Master Shkencor Olive Growing and Oil Technology, Universiteti Cordoba, Spanjë, 2009
Bachelor Teknologji Agroushqimore, Universiteti Bujqesor i Tiranes, Tirane , 2003