Lektor

Dr. Orgest ZAKA

Lektor

E-mail: ozaka@ubt.edu.al


Është pedagog në Departamentin Matematikë-Informatikë dhe Statistikë të Fakultetit të Ekonomisë & Agrobiznesit.

Ka një eksperiencë akademike prej më shumë se  10 vite në mësimdhënie, prej të cilave (Full-Time) 1-vit në UBT (2019-e në vazhdim), 8 vjet në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali”( 2011-2019), si dhe 5-muaj ne FSHN , U.T 2008-2009 dhe 3-muaj në UV (gusht-tetor 2009).

Ka një eksperiencë të gjatë si pedagog i Ftuar në mjaft Universitete Publike dhe jo-Publike.

Mban titullin Matematikan, të fituar në FSHN pranë UT, pas përfundimit të kursit Special të Matematikës (5-vjecari i vjetër).

Mban gradën “Doktor i Shkencave” nga shtatori i vitit 2016, i specializuar në fushën e Gjeometrisë dhe Algjebrës, por jo vetëm.

Ka një eksperiencë prej 3-vitesh si drejtues i GMK-së ‘Algjebër dhe Gjeometri’ pranë UV, deri ditën e zhvendosjes si pedagog pranë UBT.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në 17 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor i 12-teksteve mësimore/monografi si edhe i 18-artikujve shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Edukimi 

Doktoraturë në Inxhineri Matematike, Universiteti Politeknik i Tiranës, 2026

Bachelor&Master Shkencor në Matematikë, Kursi Special i Matematikës (5-vjecari i vjetër), Fakulteti i Shkencave Natyrore, Universiteti i Tiranës 2008

Lendët

Matematikë e Përgjithshme, Matematikë&Statistikë e Aplikuar, Matematikë e Zbatuar.

Kerkimet Shkencore

Gjeometria Afine&Projektive, Gjeometria Aksiomatike, Gjeometria Arithmetike, Gjeometria Algjebrike, Teoria e Numrit, etje.

Shkarko CV