Sektori i Projekteve HORIZON EUROPE

Horizon Europe është programi kryesor i financimit të BE-së për kërkimin dhe inovacionin me një buxhet prej 95.5 miliardë Euro për periudhën 2021-2027.

Programi ka në fokus ndryshimet klimatike, ndihmon në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së dhe nxit konkurrencën dhe rritjen e BE-së.

Programi lehtëson bashkëpunimin dhe forcon ndikimin e kërkimit dhe inovacionit në zhvillimin, mbështetjen dhe zbatimin e politikave të BE-së, dhe trajton sfidat globale, nëpërmjet financimit për krijimin dhe shpërndarjen më të mirë të njohurive dhe teknologjisë.

Horizon Europe është organizuar në tre shtylla kryesore:
     I.                    Excellent Science (Përsosmëria në Shkencë )
     II.                 Global Challenges & European Industrial Competitiveness (Sfidat Globale & Konkurueshmëria Industriale Evropiane )
     III.               Innovative Europe ( Evropa Inovative )  

Shtylla I - EXCELLENT SCIENCE (Përsosmëri në Shkencë)

Synon nxitjen e përsosmërisë dhe mbështetjen e pozitave të BE-së si një lider në shkencë, duke qënë se kërkimi, shkenca dhe inovacioni nxisin ecjen përpara të shoqërisë. Kjo realizohet nëpërmjet mbështetjes së kërkimit inovator dhe ideve të reja në shkencë, duke krijuar ekipe me kërkuesit më të mirë nga mbarë Evropa dhe më gjerë, dhe duke i pajisur ata me aftësitë dhe infrastrukturën me standartet më të mira botërore. Ky komponent ka një buxhet prej 25 miliardë Euro.

I.1  Këshilli Evropian për Kërkimin ( European Research Council )

Grantet e Këshillit Evropian për Kërkimin (ERC) me një buxhet total prej 16 miliardë Euro, u ofrohen studiuesve më të mirë, nga kombësi të ndryshme, mundësinë për të kryer projekte kërkimore inovatore, me rrezik të lartë/fitim të lartë, të zhvilluara në një institucion pritës në një shtet anëtar të BE-së apo në një nga vendet e Asociuara. Projektet mund të kenë një kohëzgjatje 5-vjeçare.

Këto grante mbështesin projekte të bazuara në pyetje komplekse kërkimore, të cilat kanë një faktor risku konceptual. Përsosmëria shkencore është kriteri i vetëm i vlerësimit për projektin si edhe për kërkuesin kryesor të tij. Propozimet nuk vlerësohen për impaktin apo zbatimin e tyre. Nëpërmjet këtyre granteve, kërkuesit e rinj me potencial mund të krijojnë ose konsolidojnë ekipin e tyre kërkimor. Kërkuesit me eksperiencë vlerësohen mbi bazën e historikut të tyre të kërkimit në dhjetë vitet e fundit përpara aplikimit për grant. 

Në kuadër të këtyre financimeve Këshilli Evropian për Kërkimin ofron pesë lloje grantesh:

·         ERC Starting Grants – grante deri në 1.5 milionë Euro për kërkime 5 vjeçare për kërkues shkencorë me perspektivë, të cilët ndodhen në hapat e para të karrierës së tyre, 2 deri në 7 vite pas studimeve të doktoraturës.

·         ERC Consolidator Grant s – grante deri në 2 milionë Euro për kërkime 5 vjeçare për kërkues shkencorë me perspektivë, në karrierën e tyre të re me 7 deri në 12 vite eskperiencë pas studimeve të doktoraturës.

·         ERC Advanced Grants - grante deri në 2.5 milionë Euro për kërkime 5 vjeçare për  udhëheqës kërkimorë shkencorë me një histori të njohur të arritjeve të tyre kërkimore.

·         ERC Proof of Concept – grante lump-sum deri në 150.000 Euro për përfituesit e granteve ERC, që të eksplorojnë potencialin e mundshëm tregtar ose shoqëror të inovacionit të projektit të tyre kërkimor.

·         ERC Synergy Grants – grante deri në 10 milionë Euro për kërkime 6 vjeçare, për të adresuar pyetje ambicioze kërkimore, të cilat mund të marrin përgjigje vetëm nëpërmjet punës së koordinuar të një grupi të vogël prej 2 deri 4 kërkuesish kryesorë.


I.2  Marie Skłodowska-Curie ( MSCA )

Grantet Marie Skłodowska-Curie me një buxhet total prej 6.6 miliardë Euro, financojnë kërkime dhe inovacione të një niveli të lartë dhe pajisin studiuesit, në të gjitha fazat e karrierës së tyre, me njohuri dhe aftësi të reja, përmes mobilitetit dhe ekspozimit me sektorë dhe disiplina të ndryshme. MSCA kontribuon në zhvillimin e kapaciteteve kërkimore dhe inovative në Evropë, duke investuar në karrierën afatgjatë të studiuesve me përsosmëri kërkimore.

MSCA gjithashtu financon zhvillimin e programeve të shkëlqyera të trajnimit për doktoraturë dhe postdoktoraturë, si edhe të projekteve të përbashkëta kërkimore në mbarë botën.

MSCA promovon përsosmërinë dhe vendos standarde për edukimin dhe trajnimin e kërkuesve me cilësi të lartë, në përputhje me Kartën Evropiane për Kërkuesit dhe Kodin e Sjelljes për rekrutimin e studiuesve.

Ekzistojnë pesë skema financimi:

·         Doctoral Networks - Rrjetet e doktoraturës synojnë të mbështesin zbatimin e programeve të doktoraturave nëpërmjet partneritetit të organizatave nga sektorë të ndryshëm në Evropë e më gjerë, për të trajnuar doktorantët me shprehitë më të mira, për të stimuluar kreativitetin e tyre, për të fuqizuar aftësitë e tyre inovatore, si dhe punësimin e tyre në periudhë afat-gjatë.

·         Postdoctoral Fellowships   - Bursat post-doktoraturë synojnë të mbështesin karrierën e studiuesve dhe të nxisin përsosmërinë në kërkime. Këto bursa ofrohen për kërkuesit me doktoraturë, të cilët dëshirojnë të kryejnë aktivitetet e tyre kërkimore jashtë vendit, të fitojnë aftësi të reja dhe të zhvillojnë karrierën e tyre. Bursat ndihmojnë studiuesit të fitojnë përvojë në vende, disiplina dhe sektorë të tjerë joakademikë.

·         Staff Exchanges Shkëmbimi i stafit financon shkëmbimet afatshkurtra ndërkombëtare dhe ndërsektoriale të anëtarëve të stafit të përfshirë në aktivitetet kërkimore dhe inovative të organizatave pjesëmarrëse. Synimi është të zhvillohen projekte të qëndrueshme bashkëpunimi midis organizatave të ndryshme nga sektorët akademikë dhe joakademikë, në veçanti SME-të, me bazë në Evropë dhe më gjerë. Stafi pjesëmarrës përfiton nga njohuritë e reja, aftësitë dhe perspektivat e zhvillimit të karrierës, ndërsa organizatat pjesëmarrëse rrisin kapacitetet e tyre kërkimore dhe inovative.

·         COFUND - Aksioni COFUND siguron financim për programe rajonale, kombëtare dhe ndërkombëtare për trajnim dhe zhvillim të karrierës, nëpërmjet mekanizmave të bashkëfinancimit. Ai përhap praktikat më të mira të MSCA duke promovuar standarde të larta dhe kushte të shkëlqyera pune. COFUND promovon trajnim të qëndrueshëm dhe lëvizshmëri ndërkombëtare, ndërdisiplinore dhe ndërsektoriale.

·         MSCA and Citizens MSCA dhe Qytetarët ka si objektiv të sjellë kërkimin dhe studiuesit më pranë publikut në përgjithësi, me fokus veçanërisht te familjet, nxënësit dhe studentët. Ai e bën këtë përmes organizimit të Natës Evropiane të Kërkuesve, një ngjarje kërkimore komunikimi dhe promovimi që zhvillohet në Shtetet Anëtare të BE-së dhe Vendet e Asociuara të Horizon Europe, e cila synon të kontribuojë në promovimin e projekteve kërkimore të ekselencës në të gjithë Evropën dhe më gjerë. Gjithashtu synon të rrisë ndërgjegjësimin e publikut të gjerë për rëndësinë dhe përfitimet e kërkimit dhe inovacionit dhe të shfaqë ndikimin e tij konkret në jetën e përditshme të qytetarëve, si edhe të nxisë interesin e të rinjve në karrierën shkencore dhe kërkimore.

  I.3  Infrastruktura Kërkimore  ( Research Infrastructures)  

Infrastrukturat kërkimore janë objekte që ofrojnë burime dhe shërbime për komunitetet kërkimore për të kryer kërkime dhe për të nxitur inovacionin. Ato mund të përdoren përtej kërkimit p.sh. për arsimin ose shërbimet publike. Infrastruktura kërkimore përfshin pajisje kryesore ose grupe instrumentesh; objekte që lidhen me njohuritë si koleksionet, arkivat apo infrastrukturat e të dhënave shkencore; sisteme kompjuterike; si edhe rrjete komunikimi.

Horizon Europe me një buxhet total prej 2.4 miliardë Euro do t'i mundësojë Evropës infrastrukturë kërkimore të qëndrueshme të standartit më të mirë botëror, të hapura dhe të aksesueshme nga studiuesit më të mirë nga Evropa dhe më gjerë.


  Shtylla II - Global Challenges & European Industrial Competitiveness    (Sfidat Globale & Konkurueshmëria Industriale Evropiane)

Synon të nxisë teknologjitë dhe zgjidhjet kyçe që mbështesin politikat e BE-së dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm duke financuar projekte bashkëpunuese kërkimore dhe inovative që sjellin së bashku palët e interesuara nga e gjithë Evropa.

Kjo shtyllë përbëhet nga grupe aktivitetesh kërkimore dhe inovative, në mënyrë që të maksimizohet integrimi dhe sinergjitë në fushat përkatëse tematike, duke siguruar nivele të larta dhe të qëndrueshme ndikimi për BE në raport me burimet që shpenzohen. Ky komponent i Horizon Europe ka dedikuar një buxhet prej më shumë se 53 miliardë Euro, dhe synon të kthejë rezultatet e projekteve kërkimore në zgjidhje të shkëlqyera novatore të cilat do të përmirësojnë jetën e përditshme të qytetarëve duke trajtuar sfidat globale. Kjo shtyllë do të jetë çelësi për përshpejtimin e binjakëzimit të gjelbër dhe atij dixhital si dhe do të kontribuojë në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së.

Kjo shtyllë është e organizuar në gjashtë grupe (clusters):

1.      Health Shëndeti është grupi i cili synon mbështetjen e projekteve që përfshijnë përmirësimin dhe mbrojtjen e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve të të gjitha moshave duke gjeneruar njohuri të reja, zhvilluar zgjidhje inovative dhe duke integruar, aty ku është e nevojshme, një perspektivë gjinore për të parandaluar, diagnostikuar, monitoruar, trajtuar dhe kuruar sëmundjet e lidhura me varfërinë, si dhe të mbështesë dhe mundësojë pjesëmarrjen dhe vetë-menaxhimin e pacientëve.

Fushat e ndërhyrjes janë: shëndeti gjatë gjithë jetës; përcaktuesit mjedisorë dhe social të shëndetit; sëmundje jo të transmetueshme dhe të rralla; sëmundjet infektive duke përfshirë sëmundjet e lidhura me varfërinë dhe sëmundjet e neglizhuara; mjete, teknologji dhe zgjidhje dixhitale për shëndetin dhe kujdesin duke përfshirë mjekësinë e personalizuar; dhe sistemet e kujdesit shëndetësor.

2.      Culture, Creativity and Inclusive society Kultura, Kreativiteti dhe Shoqëria Gjithëpërfshirëse synon të fuqizojë vlerat demokratike evropiane, duke përfshirë sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore, mbrojtjen e trashëgimisë sonë kulturore dhe promovimin e transformimeve socio-ekonomike që kontribuojnë në përfshirje dhe rritje.

Fushat e ndërhyrjes janë : demokracia; trashëgimia kulturore; dhe transformimet sociale dhe ekonomike.

3.      Civil security for society Siguria civile për shoqërinë synon t’i përgjigjet sfidave që lindin nga kërcënimet e vazhdueshme të sigurisë, duke përfshirë krimin kibernetik, si dhe fatkeqësitë natyrore dhe të shkaktuara nga njeriu.

Fushat e ndërhyrjes janë : aftësimi i shoqërive për menaxhimin dhe parandalimin e fatkeqësive; mbrojtja dhe siguria; dhe siguria kibernetike.

4.      Digital, Industry and Space Dixhitalizimi, Industria dhe Hapësira ka si vizion kryesor zhvillimin e teknologjive konkurruese dhe të besueshme për një industri evropiane me lidership global, duke i mundësuar prodhimit dhe konsumit të respektojnë kufijtë e planetit tonë dhe maksimizimin e përfitimeve për të gjitha pjesët e shoqërisë në larminë e konteksteve sociale, ekonomike dhe territoriale në Evropë. Synimi është ndërtimi i një industrie konkurruese, dixhitale, me karbon të ulët, që do të sigurojë furnizim të qëndrueshëm të lëndëve të para, do të zhvillojë materiale të avancuara dhe do të sigurojë bazën për përparime dhe inovacione në sfidat globale të shoqërisë.

Fushat e ndërhyrjes janë : teknologjitë e prodhimit; teknologjitë kryesore dixhitale duke përfshirë teknologjitë kuantike; teknologjitë në zhvillim; materiale të avancuara; inteligjenca artificiale dhe robotika; interneti i gjeneratës së ardhshme; informatika e avancuar dhe Big Data; industritë (circular industries); industri të pastra me karbon të ulët; dhe hapësira duke përfshirë vrojtimin e tokës.

5.      Climate, Energy and Mobility Klima, Energjia dhe Mobiliteti është grupi projektet e të cilit synojnë të luftojnë ndryshimin e klimës duke kuptuar më mirë shkaqet, evolucionin, rreziqet, ndikimet dhe mundësitë, duke i bërë sektorët e energjisë dhe transportit më miqësor ndaj klimës dhe mjedisit, më efikas dhe konkurrues, më të sigurt dhe më elastik.

Fushat e ndërhyrjes janë : shkenca dhe zgjidhjet klimatike; furnizimi me energji; sistemet dhe rrjetet e energjisë; ndërtesat dhe objektet industriale në tranzicion energjetik; komunitetet dhe qytetet; konkurrenca industriale në transport; transporti dhe lëvizshmëria e pastër, e sigurt dhe e aksesueshme; lëvizshmëria smart; dhe ruajtja e energjisë.

6.      Food, Bioeconomy, Natural Resources, Agriculture and Environment Ushqimi, Bioekonomia, Burimet Natyrore, Bujqësia dhe Mjedisi synon të mbështesë projektet të cilat fokusohen në zvogëlimin e degradimit mjedisor, ndalimin dhe kthimin e rënies së biodiversitetit në tokë, ujërat e brendshme dhe detare dhe menaxhimin më të mirë të burimeve natyrore nëpërmjet ndryshimeve transformuese të ekonomisë dhe shoqërisë në zonat urbane dhe rurale. Gjithashtu synohet ushqimi dhe siguria ushqimore për të gjithë, brenda kufijve planetarë, përmes njohurive, inovacionit dhe dixhitalizimit në bujqësi, peshkim, akuakulturë dhe sistemet e ushqimit si drejtimi dhe përshpejtimi i kalimit drejt një ekonomie qarkulluese (circular economy) me nivele të ulët të karbonit, burime efikase dhe bioekonomi të qëndrueshme, duke përfshirë edhe pylltarinë.

Fushat e ndërhyrjes janë: vëzhgimi mjedisor; biodiversiteti dhe burimet natyrore; bujqësia, pylltaria dhe zonat rurale; detet, oqeanet dhe ujërat e brendshme; sistemet inovative bio në bioekonominë e BE-së; dhe sistemet qarkulluese (circular systems).

Shtylla III - Innovative Europe  (Evropa Inovative)

Evropa ka një bazë solide kërkimore dhe industriale dhe është shtëpia e sipërmarrësve të guximshëm dhe krijues. Megjithatë, ajo shpesh duhet të forcojë përdorimin e përsosmërisë së saj shkencore dhe aftësive industriale për të përshpejtuar inovacionin dhe për t'i kthyer ndemarrjet inovative të vogla dhe të mesme në gjigantë të teknologjisë globale. Duke përforcuar bashkëpunimin e ngushtë ndërkufitar midis aktorëve të shumtë, duke përfshirë akademinë, sektorin publik, industrinë dhe sipërmarrësit individualë, Horizon Europe synon të zhvillojë zgjidhje për sfidat urgjente shoqërore dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe punësimit të qëndrueshëm. Nëpërmjet Shtyllës III 'Evropa inovative', programi do të fokusohet në mbështetjen e zhvillimit të inovacioneve që krijojnë treg dhe në përmirësimin e ekosistemeve evropiane të inovacionit, me një buxhet total prej afërsisht 10.11 miliardë Euro.

Kjo shtyllë përbëhet nga tre komponentë:

·         European Innovation Council - Këshilli Evropian i Inovacionit (EIC) promovon inovacione të reja me potencial për rritje në nivel global. Fokusi kryesor vendoset në risi në inovacion kryesisht në teknologji që ndryshojnë balancat e tregut, duke synuar veçanërisht inovacionin që krijon tregje të reja.

  Fushat e ndërhyrjes janë:

-          Financimi i udhërrëfyesve për kërkime të avancuara në fazat e hershme të zhvillimit të risive të ardhshme, të cilat krijojnë tregje të reja ose zgjidhje teknologjike për sfida shkencore apo inxhinierike (deep tech);

-          Financimi i tranzicionit për të ndihmuar studiuesit dhe novatorët të zhvillojnë rrugën drejt zhvillimit tregtar për rezultate premtuese kërkimore;

-          Financimi i përshpejtuesit për të mbështetur ndermarrjet e vogla dhe të mesme, startup-et dhe kompanitë e vogla me kapital të mesëm, për të kapërcyer hendekun financiar midis fazave të vonshme të aktiviteteve kërkimore dhe përfshirjes së tregut, për të vendosur në mënyrë efektive përparimin, inovacionin që krijon treg të ri dhe kompanitë që rriten në shkallë ku tregu nuk ka mundësi të sigurojë financim të qëndrueshëm;

-          Aktivitete shtesë si çmimet dhe bursat, dhe shërbimet e biznesit me vlerë të shtuar.

 

·         European Innovation Ecosystems Ekosistemet Evropiane të Inovacionit synojnë të krijojnë ekosisteme më të lidhura dhe efikase të inovacionit për të mbështetur rritjen e kompanive, për të inkurajuar inovacionin dhe për të stimuluar bashkëpunimin midis aktorëve kombëtarë, rajonalë dhe lokalë të inovacionit.

Fushat e ndërhyrjes janë:

-          Ndërtimi i ekosisteme inovative të ndërlidhura, gjithëpërfshirëse në të gjithë Evropën duke u mbështetur në pikat e forta ekzistuese të ekosistemeve kombëtare, rajonale dhe lokale dhe duke tërhequr aktorë dhe territore të reja, më pak të përfaqësuara, për të vendosur, ndërmarrë dhe arritur ambicie kolektive drejt sfidave për të mirën e shoqërisë, duke përfshirë tranzicionin e gjelbër, dixhital dhe social.

-          Përforcimi i lidhjes së rrjetit brenda dhe ndërmjet ekosistemeve të inovacionit për të përshpejtuar rritjen e qëndrueshme të biznesit me vlera të larta shoqërore.

-          Mbështetja e Partneritetit Evropian për SME-të inovative (Eurostars 3).

-          Plotësimi i mbështetjes së Fondit Evropian të Zhvillimit Rajonal për ekosistemet e inovacionit dhe partneritetet ndër-rajonale rreth temave të specializimit smart.

  ·         European Institute of Innovation and Technology - Instituti Evropian i Inovacionit dhe Teknologjisë (EIT) është një organ i pavarur i BE-së. Ai rrit aftësinë e Evropës për të inovuar duke ushqyer talentin sipërmarrës dhe duke mbështetur ide të reja.

 

Fushat e ndërhyrjes janë:

-          Forcimi i ekosistemeve të qëndrueshme të inovacionit në të gjithë Evropën.

-          Nxitja e zhvillimit të aftësive sipërmarrëse dhe inovative në perspektivën e të mësuarit gjatë gjithë jetës, dhe mbështetja e transformimit sipërmarrës të universiteteve të BE-së.

-          Ofrimi i zgjidhjeve të reja për sfidat globale të shoqërisë në treg.

-          Krijimi i sinergjisë dhe vlerës së shtuar brenda Horizon Europe.

 

Përtej këtyre 3 shtyllave kryesore, Horizon Europe përfshin edhe dy komponentë të rëndësishëm si tema ndërthurëse:

·         Widening participation and spreading excellence  - Veprimet e zgjerimit të pjesëmarrjes dhe të përhapjes së ekselencës në Horizon Europe, kontribuojnë në ndërtimin e kapaciteteve kërkimore dhe inovative për vendet që mbeten prapa në përfshirjen në këtë program. Ata do të forcojnë potencialin e tyre për pjesëmarrje të suksesshme në proceset transnacionale të kërkimit dhe inovacionit, do të promovojnë rrjetëzimin dhe aksesin në kërkimin me përsosmëri.

Fushat e ndërhyrjes janë:

-          Krijimi i ekipeve : Veprimet ekipore do të krijojnë ose modernizojnë qendra ekzistuese të ekselencës në vendet në zgjerim përmes partneriteteve strategjike me institucionet kryesore jashtë vendit. Ndikimi do të përforcohet nga kushtëzimi i sigurimit të investimeve plotësuese nga fondet strukturore ose burime të tjera.

-          Binjakëzimi : synon të përmirësojë aktivitetet e rrjetëzimit midis institucioneve kërkimore të vendeve në zgjerim që veprojnë si koordinatorë dhe homologëve të klasit të lartë në nivel të BE-së, duke lidhur të paktën dy institucione kërkimore nga 2 vende të ndryshme të BE-së ose vende të asociuara.

-          Iniciativa Evropiane e Ekselencës: angazhimi dhe fuqizimi i universiteteve për të qenë aktorë të ndryshimit në kërkimin dhe inovacionin, duke rritur përsosmërinë në shkencë dhe në krijimin e vlerave nëpërmjet bashkëpunimit më të thellë dhe gjeografikisht gjithëpërfshirës në aleancat e institucioneve të arsimit të lartë.

-          Rrugët drejt sinergjive: ofrimi i mbështetjes për vendosjen e ndërlidhjes ndërmjet dy sistemeve të ndryshme të financimit, ku ende ekzistojnë barriera për shkak të mospërputhjeve të qasjeve rajonale me ato evropiane. Qëllimi kryesor është përfshirja e përfituesve të mëparshëm të programeve të financimit rajonal nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit ndërkufitar dhe në këtë mënyrë, përgatitja për pjesëmarrje në thirrjet Horizon Europe.

-          Hop-on: Lejon institucionet kërkimore nga vendet në zgjerim të bashkohen me veprimet e vazhdueshme kërkimore dhe inovative nën Shtyllën 2 të Horizon Europe dhe EIC Pathfinder.

-          Qendrat e Ekselencës: Do të forcojnë përsosmërinë rajonale të inovacionit, përmes ekosistemeve të inovacionit në vendet në zgjerim dhe më gjerë, duke u bashkuar dhe duke krijuar lidhje të forta midis akademisë, bizneseve, qeverive dhe shoqërisë civile.

-          Drejtuesit e ERA : Duke tërhequr studiues të nivelit të lartë në një universitet apo qendër kërkimore të Zgjerimit (Widening), rritet kapaciteti kërkimor. Do të krijohet një ekip kërkimor i integruar plotësisht në institucionin e koordinatorit për të përmirësuar ndjeshëm performancën e tij kërkimore në një fushë shkencore të zgjedhur.

-          Talentet ERA : Synon të nxisë ndërveprimin e karrierave dhe punësimin e talenteve të kërkimit dhe inovacionit në të gjithë sektorët, me një qendër graviteti në vendet në zgjerim. Fokusuar në qarkullimin e talenteve ndërsektoriale dhe bashkëpunimin akademi-biznes për transferimin e njohurive.

-          COST : U mundëson studiuesve dhe novatorëve të krijojnë rrjetet e tyre kërkimore në një gamë të gjerë temash shkencore.

 

·         Reforming and enhancing the European Research and Innovation system - Reformimi dhe përmirësimi i sistemit Evropian të Kërkimit dhe Inovacionit synon përforcimin dhe plotësimin e zhvillimit të reformave dhe politikave në nivel kombëtar reciprokisht përmes zhvillimit të nismave të politikave në nivel të BE, kërkimit, rrjetëzimit, partneritetit, koordinimit, mbledhjes dhe monitorimit dhe vlerësimit të të dhënave.

Fushat e ndërhyrjes janë:

- Forcimi i evidencave për politikat e kërkimit dhe inovacionit, për një kuptim më të mirë të dimensioneve dhe komponentëve të ndryshëm të ekosistemeve kombëtare dhe rajonale të kërkimit dhe inovacionit, duke përfshirë nxitësit, ndikimet, politikat përkatëse.

- Aktivitete për të parashikuar nevojat dhe tendencat e reja, në koordinim dhe bashkë-projektim me agjencitë kombëtare dhe palët e interesuara të orientuara drejt së ardhmes.

- Mbështetje për politikëbërësit, organet financuese, organizatat që kryejnë kërkime (përfshirë universitetet) ose grupet këshilluese që punojnë në Fushën Evropiane të Kërkimit dhe politikat përkatëse.

- Përshpejtimi i tranzicionit drejt shkencës së hapur, duke monitoruar, analizuar dhe mbështetur zhvillimin dhe pranimin e politikave dhe praktikave të shkencës së hapur.

- Mbështetje për sinergjitë ndërmjet kërkimit dhe inovacionit, politikave dhe programeve të arsimit të lartë, veçanërisht drejt një sektori të modernizuar të arsimit të lartë, duke përfituar nga transformimet e synuara, kërkimi shkencor dhe inovacioni.

- Mbështetje për ekosistemet e njohurive të ndërlidhura, të fuqizuara për krijimin, qarkullimin dhe përdorimin e njohurive.

- Forcimi i karrierave kërkimore, për të siguruar që talentet e kërkimit dhe inovacionit përfitojnë nga karriera tërheqëse dhe një fuqi punëtore shumë e kualifikuar mund të qarkullojë lirshëm.

Për më shumë informacion rreth Horizon Europe mund të klikoni këtu