Dekan FEA

 

Prof. Dr. Remzi KECO

Dekan FEA

E-mail: rkeco@ubt.edu.al


Është pedagog në Departamentin e Drejtimit të Agrobiznesit të Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit dhe ka një eksperiencë akademike prej 16 vitesh.
Prej vitit 2009 mban gradën “Doktor i Shkencave”, i specializuar në fushën e Drejtimit Strategjik të Ndërmarrjeve. Është koordinator në modulet e Administrimit dhe Menaxhimit Publik si edhe Menaxhimit të Projekteve. Ka një eksperience prej 4 vitesh në drejtimin e Degës së Zhvillimit të Kurrikulave dhe Vlerësimit Institucional të UBT-së, 4 vjet si përgjegjës i GMK-së të drejtimit, 4 vjet si Zëvendës Rektor për mësimin i UBT. Ka një eksperiencë të suksesshme si drejtor ekzekutiv dhe konsulent i jashtëm në disa kompani private të njohura në vend. Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Greqi, Gjermani, Maltë dhe SHBA. Ka qenë i përfshirë aktivisht në rolin e koordinatorit /team member si edhe ekspert nacional në shumë projekte me financim kombëtar dhe ndërkombëtar. Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autor tekstesh mësimore/monografi si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.



Edukimi
Profesor, Janar 2020.
Profesor i Asociuar, Prill 2013.
Doktoratë, “Probleme të Menaxhimit Strategjik të Industrisë së Verës”, Departamenti i
Drejtimit të Agrobiznesit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit”, Universiteti Bujqësor i
Tiranës, Mars 2010
Master në Drejtimin e Agrobiznesit, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit”, Universiteti
Bujqësor i Tiranës, 2006
Ekonomist Agrar, Profili Administrim, Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit”, Universiteti
Bujqësor i Tiranës Tirane, 1995

Lendet:
Administrim dhe Menaxhimi Publik, Menaxhimi i Projekteve dhe Menaxhimi Strategjik.
Interesat kërkimore
Menaxhimi, Vlerësimi, Analiza e Sektorit Publik.
Menaxhimi Strategjik i Ndërmarrjeve.

Shkarko CV