Projekti STEPS

Projekti STEPS  ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të arsimit të lartë në vendet e Ballkanit Perëndimor, për t'i ndihmuar ata të ofrojnë kurrikula të harmonizuara me nevojat e tregut të punës dhe të shoqërisë. Objektivi i projektit është zhvillimi dhe zbatimi i një programi të ri të përbashkët MSc mbi "Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimit" (STEPS), i cili do të lidhet me prioritetet kombëtare dhe rajonale të vendeve të përfshira.
Qëllimi i detyrave përgatitore është të analizojë nevojat e grupeve të interesit, strukturën dhe përmbajtjen e programeve relevante të MSc në nivel kombëtar, evropian dhe ndërkombëtar, si dhe të identifikojë dhe analizojë "praktikat më të mira" në lidhjet e arsimit me botën e punës, strategjitë kombëtare dhe shoqëritë rurale. Qëllimi është të plotësojë nevojat e palëve të interesit përmes zhvillimit të sfondit shkencor dhe kompetencave të të diplomuarve. Programi STEPS do të jetë një përzierje e kurseve të inxhinierisë, menaxhimit, shkencave ekonomike dhe sociale, të strukturuara sipas konventës së Bolonjës.

Kurset do të hartohen dhe zhvillohen bazuar në metodologjitë moderne të arsimit dhe mjetet e TIK. Seminare do të organizohen për transferimin dhe shkëmbimin e njohurive ndërmjet stafit, duke synuar përmirësimin e cilësisë së arsimit të ofruar nga IAL-të dhe gjithashtu kapacitetin e tyre për të inovuar dhe rritur pjesëmarrjen e tyre në projekte evropiane dhe ndërkombëtare. Programi i përbashkët do të aplikojë për akreditim në autoritetet dhe agjencitë kombëtare. Programi do të kryhet, monitorohet dhe vlerësohet, bazuar në standardet dhe udhëzimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Një fushatë për dizeminimin e projektit do të fokusohet në rritjen e ndërgjegjësimit të rezultateve të projektit dhe përhapjen e detyrave për të siguruar
qëndrueshmërinë e tyre edhe pas jetës së projektit. Menaxhimi koherent me procese transparente dhe përgjegjësi të qarta të vendimmarrjes dhe zgjidhjes së konflikteve do të sigurojnë zbatimin e njëpasnjëshëm të projektit. Për këtë projekt do të implementohen këto paketa pune:


WP      1:         Lidhja e programit MSc me botën e punës, mjedisin social dhe ekonomik

WP      2:         Struktura e STEPS dhe hartimi i kurseve

WP      3:         Zhvillimi profesional i stafit

WP      4:         Zhvillimi i STEPS

WP      5:         Zhvillimi i infrastrukturës

WP      6:         Aplikimi për akreditim zyrtar i STEPS

WP      7:         Kryerja e programit STEPS

WP      8:         Plani i cilësisë dhe vlerësimi i progresit të projektit

WP      9:         Dizeminimi dhe shpërndarja


ERASMUS+ PROJECT STEPS

MSc në “Sistemet e Prodhimit të Qëndrueshëm të Ushqimeve”


STEPS 2

WP      10:       Menaxhimi i projektit

Partnerët e projektit

Partneriteti përbëhet nga 11 institucione duke përfshirë 4 partnerë të BE-së si: Greqia, Republika Çeke dhe Rumania, 2 universitete nga Shqipëria, 2 universitete nga Kosova, 2 universitete dhe Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit nga Bosnja dhe Hercegovina.

Partner 1          -           Universiteti Bujqësor i Tiranës (AUT), Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit

Partner 2          -           Universiteti Europian i Tiranës (UET)

Partner 3          -           Universiteti "Haxhi Zeka" në Pejë (UHZ)

Partner 4          -           Universum College (UC)

Partner 5          -           University of Bihać (UNBI)

Partner 6          -           University of Sarajevo (UNSA)

Partner 7          -           Ministry of education, science, culture and sport of Una-Sana Canton (MESCS USK)

Partner 8          -           Czech University of Life Sciences Prague (CULS)

Partner 9          -           Universitatea de Stiinte Agronomice si Medicina Veterinara din Bucuresti (USAMVB)

Partner 10        -           Technologiko Ekpedeftiko Idrima Stereas Elladas (TEISTE)

Partner 11        -           Research Innovation and Development Lab Private Company - ReadLab P.C. (ReadLab)

 

Link-u i projektit: http://steps-project.eu/

Link-u i platformes: https://mooc.steps-project.eu/dashboard