Përgjegjës Departamenti

Prof. Dr. Vath TABAKU

Përgjegjës Departamenti

E-mail: vtabaku@ubt.edu.al


Profesor pranë Departamentit të Pyjeve prej 27 vitesh. Është ri-zhgjedhur në pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Pyjeve në vitin 2020. Ka qenë Dekan i fakultetit për 8 vjet në periudhën 2008-2016. Është diplomuar dhe ka marë titullin “Inxhimier Pyjesh” në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Fakulteti i Shkencave Pyjore, në vitin 1987. Pas diplomimit ka punuar për 4 vite në Ndërmarjen e Shfrytëzimit të Pyjeve në Pukë, 2 vjet specialist pyjesh pranë Drejtorisë së Përgjithëshme të Pyjeve dhe Kullotave, në Ministrinë e Bujqësisë, 1.5 vjet specialist në Institutin e Kërkimeve Pyjore dhe Kullotave në Tiranë. Ka kryer studimet e doktoraturës në Universitetin Georg-August të Göttingenit, Gjermani në vitin 2000.

Mban titullin Profesor, nga viti 2011 dhe zhvillon mësim në disa module: Bazat e Silvikulturës dhe Silvikultura speciale (BSc), Historia Pyjore (MSc) dhe Monografia e llojeve pyjore (PhD). Aktiviteti i kërkimit shkencor lidhet me fushën e silvikulturës dhe mbarështrimit të qëndrueshëm të buri-meve natyrore, historia e pyjeve dhe e shkencës pyjore, si dhe vlerësimi silvikulturor i specieve pyjore, të cilat shprehen në udhëheqjen shkencore të mbi 50 punime diplomash të nivelit BSc, 15 të nivelit MSc dhe të 5 studimeve ne nivel doktorate. Ka kryer një numër specializimesh në disa vende të Europës (Gjermani, Itali, Spanje, Suedi, Norvegji, Finlandë, Hungari) në fushën e Silvikulturës dhe Menaxhimit të Burimeve Natyrore. Ka botuar 6 monografi shkencore nga të cilat 2 në Gjermani dhe është pjesmarrës në më shumë se 50 konferenca shkencore kombëtare e ndërkombetare. Ka publikuar mbi 30 artikuj skencor në revista të njohura shkencore brënda dhe jashtë vendit dhe ka më shumë se 500 citime ndërkombëtare (Publish or Perish 5). Gjithashtu, ka marrë pjesë dhe drejtuar 3 projekte kombëtare dhe 6 projekte ndërkombëtare (DAAD, TEMPUS, IPA, FAO, etj) si dhe ka zhvilluar disa ekspertiza në fushën e silvikulturës. Eshte anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të IUFRO-s që nga viti 2014.

Edukimi

PhD ne Silvikulture, Universiteti i Goettingenit Gjermani, 1995-2000.

Fakulteti i Shkencave Pyjore, Titulli Inxhinier Pyjesh,

Universiteti Bujqesor i Tiranes, 1982-1987.

Lendet

Silvikultura, Ekologjia e pyllit, Ndryshimet ne Ekosistem, Plantacionet industriale dhe pyjore,

Ndryshimet klimatike, Rehabilitimi i siperfaqeve pyjore te degraduara.

Interesat kërkimore

Silvikultura, Ekologjia e pyllit, Ndryshimet ne Ekosistem, Plantacionet industriale dhe pyjore,

Ndryshimet klimatike, Rehabilitimi i siperfaqeve pyjore te degraduara.

Shkarko CV