Përgjegjëse Departamenti

Prof. Asoc. Dr. Xhevaire DULJA

Përgjegjëse Departamenti

E-mail: xhdulja@ubt.edu.al

 Është pedagoge në Departamentin e Menaxhimit të Turizmit Rural dhe ka një eksperiencë akademike në Universitetin Bujqësor të Tiranës prej 21 vitesh.

Mban gradën “Doktore  Shkencash” nga marsi i vitit 2009 dhe titullin Profesor i Associuar nga Marsi 2015. Specializuar në fushën e Ekstensionit, Bujqësisë Organike, Menaxhimit të Cilësisë dhe Produkteve të Territorit. Është kordinatore në modulet e Ekstensionit Rural/Shërbimit Këshillimor, Metoda dhe Sisteme të Ekstensionit, Komunikimi në Biznes dhe Produktet e Territorit. Ka një eksperience prej 6 vitesh në drejtim si përgjegjëse e GMK-së së Menaxhimit të Turizmit Rural. Ka një eksperiencë të suksesshme si konsulente e jashtme në disa kompani private të njohura në vend. Ka kryer studimet e masterit Shkencor dhe Doktoraturës në Itali si dhe një sërë trajnimesh dhe specializimesh në Gjermani,  Zvicër, Itali, Hollandë, Greqi, Irlandë etj. Ka qenë e përfishrë aktivisht në rolin e koordinatores/team member si edhe eksperte kombëtare/ndërkombëtare në disa projekte me financim kombëtar dhe ndërkombëtar. Aktive në nivel ndërkombëtar në fushën e Bujqësisë Organike dhe prej 9 vjetësh (nga 2011) anëtare bordi për mesdheun, organizata “Agribiomediterraneo” pjesë e Federatës Ndërkombëtare të Lëvizjes së Bujqësisë Organike (IFOAM) si dhe anëtare e shoqatës Europiane “Agroecology Europe”.Ka marrë pjesë dhe ka referuar në mjaft konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe është autore tekstesh mësimore/monografi si edhe i një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Edukimi

Prof.Asoc në Ekonomi dhe Agrobiznes, Universiteti Bujqësor i Tiranës, Tiranës, 2015

PhD,  Departamenti i , Biologjise dhe Kimisë AgroPyjore Fakulteti i Bujqwsisw ,Universiteti i Barit, Itali, 2009

Master Shkencor në  Insituti Agronomik Mesdhetar i Barit, 2004

Diplomë e integruar (4.5 vjet) Agronom I Përgjithshëm në Fakultetin e Agronomisë të Institutit të Lartë Bujqësor (sot Universiteti Bujqësor I Tiranës), 1990

 Diplomë e integruar  Mesues i Biologjise dhe Kimise, Universiteti  Aleksander Xhuvani, Elbasan, 199 6

Lendet:

Mesimdhenie ne ‘Ekstension Rural’, ‘Komunikim Biznesi’ dhe ‘Produktet e Territorit

Interesat kërkimore

Kërkimi shkencor mbi Bujqësinë e Qëndrueshmme, Bujqësinë Organike, Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë, Agro-Mjedisin, Sjelljen konsumatore, Produktet e Territorit


Shkarko CV