MSc. Edmond ALIKAJ
Specialist në Laboratorin “Shfrytëzimi dhe Mekanizimi Pyjor”
E-mail: ealikaj@ubt.edu.al
Departamenti i Pyjeve (DEP) është themeluar në shtator te vitit 1959 dhe ndodhet në Universitetit Bujqësor të Tiranës, në Kodër Kamëz rreth 7 km nga qendra e Tiranës. Në DEP ndjekin studimet rreth 1054 studentë në Ciklin e I “Bachelor” në Drejtimin “Inxhinieri Pyjore”; Ciklin e II “Master Shkencor” dhe “Master Profesio-nal” në Shkencat Pyjore dhe në Ciklin e III, Doktoraturë në Shkencat Pyjore. DEP është njësi bazë e Fakul-tetit të Shkencave Pyjore, njëri nga 5 fakultetet që përbëjnë Universitetin Bujqësor të Tiranës, një nga Institu-cionet më të rëndësishme të Arsimit të Lartë në Shqipëri. DEP bashkërendon mësimdhënien dhe kërkimin shkencor në fushë e pyjeve, duke ofruar kontribut në edukim dhe kerkim, me objektiv: “të ofrojë njohuri shkencore për studentët nëpërmjet programeve të studimit universitar e pasuniversitar në fushën e pyjeve”.
▶ HISTORIKU I SHKURTËR I DEPARTAMENTIT TË PYJEVE
Kronograma historike e DEP, e cila si fillesë të saj daton shtatorin e vitit 1959, në përmbajtjen e vet konturon etapat më kryesore të zhvillimit, arritjeve si dhe ndihmesës që ky departament, ka ofruar për përgatitjen e rreth 1400 specialistëve të lartë të Pyjeve, të cilët kanë kontribuar e kontribuojnë per zhvillimin e mbrojtjen e pasurive pyjore të vendit. Para vitit 1944, për drejtimin e sektorit pyjor u ndoq praktika e përgatitjes së spe-cialistëve në vendet Perendimore dhe ato të Lindjes. Viti 1969, viti i dekades së krijimit te Departamentit dhe diplomimit deri atëhere të rreth 170 Inxhinierë Pyjesh të profilit të përgjithshëm, shënohet dhe si një vit ndry-shimesh për Departamentin për disa arsye: (1) u ristrukturua plani mesimor egzistues; (2) u projektua përga-titja e specialistëve të lartë të pyjeve në 2 profile të veçanta Silvikulturë dhe Shfrytëzim Pyjesh. Mbas viteve `80 departamenti i rikthehet edhe njëherë sistemit të studimeve me plan mësimor unik dhe përgatitjes së specialistëve të lartë të profilit të përgjithshëm, por tani vetëm në fushën e Silvikulturës dhe Shfrytëzimit Pyjor, sistem i cili vazhdoi të zbatohej deri në prag të vitit Akademik 1994-95. Viti 2005 shënon vitin e refor-mimit radikal të kurrikulës së fakultetit në përputhje me parimet e Proçesit të Bolonjës, ku të gjitha programet e studimeve që afron DEP në të 3 ciklet e studimit, i përgjigjen plotësisht kritereve të kërkuara për të lehtë-suar krahasimin e tyre me programe të ngjashme universitare jashtë vendit, duke mundësuar mobilitetin e studentëve tanë fillimisht gjatë periudhës së studimeve e më pas në kualifikimet e tyre pas diplomimit.
▶ Objektivat e DEP
Në fushën e Mësimdhënies
Përgatitja e specialistëve dhe kërkuesve të aftë për të kontribuar në manaxhimin e qendrueshëm të buri-meve pyjore dhe/ose zhvillimin e qendrueshëm social-ekonomik të vëndit.
Te ofrojë dije në përgjigje të problematikës aktuale ne fushen e pyjeve dhe të formojë specialistë të denjë për tregun e punës brënda dhe jashtë vëndit.
Të formojë specialistë me aftësi praktike dhe kompetencë profesionale në fushen e mbrojtjes se pyjeve për të qenë të aftë të kryejnë ekspertiza të ndryshme ne fushat respektive të mjedisit dhe burimeve natyrore;
Të ofrojë studime e kurse kualifikimi në kuadrin e zbatimit të politikës së të mësuarit gjatë gjithë jetës, për të mundësuar rikthimin në auditoret universitare për rifreskimin e dijeve profesionale e shkencore.
▶ Kërkimi shkencor
Kerkim shkencor në perputhje me nevojat e vendit bazuar në drejtimet e strategjive sektoriale kombëtare;
Rritja e nivelit të kërkimit shkencor nëpërmjet pjesmarrjes në projekte zhvillimore e shkencore dhe përmirë-simit të infrastrukturës për kërkim, duke ofrouar kerkim në ciklin e tretë për doktoraturë;
Të kryejë aktivitete studimore kerkimore e shkencore te lidhura ngushte me veprimtarine akademike dhe programin e kurseve që zhvillon, duke marrë pjesë në projekte kombëtare e ndërkombëtare
▶ Shërbime dhe këshillime
Të promovojë dhe zhvillojë kualifikime te vazhdueshme të stafit akademik, duke krijuar vazhdimësi dhe qëndrueshmëri në cilësinë e mësimdhënies.
Të organizojë dhe të marrë pjesë në kongrese dhe konferenca shkencore, seminare dhe workshope ne fusha te mbrojtjes dhe menaxhimit te pyjeve.
Te ofroje asistence teknike per organizatat publike e private te vendit ne fushen e mbrojtjes se pyjeve.
Te marre pjese ne vleresimin e impakteve dhe permiresimin e tyre ne projektet e medha infrastrukturore duke dhene argumentat me racionale per vendimmarresit.
Të ofrojë mendimin e specializuar dhe të kualifikuar të stafit të tij akademik nëpërmjet pjesëmarrjes aktive të tyre në borde, këshilla, grupe pune, reçenca, oponenca, etj., duke forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin me Ministrine e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrine e Bujqesise, organizmat e tjerë jofitimprurës, etj.
▶ Stafit akademik, ndihmës akademik dhe administrativ
Niveli i lartë cilësor i stafit akademik i DEP shprehet qarte përmës shkallës së kualifikimit të tyre, i cili zotëron arsim e kualifikim profesional në përputhje me pozicionin e tyre. Stafi perbehet nga 7 Profesore, 4 Profesore te asociuar dhe 5 doktore shkencash. DEP ka një staf ndihmës-mësimor prej 5 vetësh, nga te cilet 3 jane laborante te larte dhe 2 specialiste, pjesa dërrmuese e te cilit ka një përvojë të gjatë punë në pozicione e tyre dhe e njohin mire profilin e tyre të punës. Stafi i DEP eshte organizuar ne Grupe Mesimore-Kerkimore (GMK), struktura relativisht të reja, të krijuara në 4 vitet e fundit dhe funksioni i tyre përcaktohet në rregullo-ren e FSHP-së, Statutin dhe Rregulloret e UBT-së. Vlerësimi dhe roli i GMK-ve eshte shumë i rëndësishëm në proçesin e rishikimit të kurrikulave të Programeve të Studimit
Të realizojë edukimin profesional dhe shkencor të studentëve të tij në nivelin më të lartë cilësor, që u mundëson atyre të përballojnë me sukses nevojat e tregut të punës dhe sfidat e zhvillimit të sektorit të pyjeve, përmes programeve të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit. Të jetë qendër per-manente e formimit të vazhduar si dhe të ofrojë lidership dhe ekspertizë për gjykimin e adresimin e problemeve mjedisore në nivel lokal, kombtar e më gjërë.
DEP të jetë një qëndër bashkëkohore moderne e edukimit universitar dhe pasuniversitar, kërkimit shkencor dhe trajnimit në fushën e pyjeve dhe nje pikë referimi për zhvillimin e qëndrueshëm të burimeve pyjore me kontribut të drejtpërdrejtë në zhvillimin e vendit.
Departamenti i Pyjeve
MSc. Edmond ALIKAJ
Specialist në Laboratorin “Shfrytëzimi dhe Mekanizimi Pyjor”
E-mail: ealikaj@ubt.edu.al