Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve u formua si pasojë e vendimit të Qeverisë nr. 515 të korrikut 2006, me anë të cilit Instituti i Mbrojtjes së Bimëve në Durrës tranferohet dhe vihet në vartësi të Universitetit Bujqësor me potencialin njerëzor dhe asetet e tij.
Kjo strukturë së bashku me Seksionin e Mbrojtjes së Bimëve të Fakultetit të Bujqësisë UBT çuan në formimin e Departamentit të Mbrojtjes së Bimëve, me vendim të Senatit të UBT në dhjetor të vitit 2006.
Aktualisht Departamenti i
Mbrojtjes se Bimeve dhe Laboratori i mbrojtjes e bimeve i Akredituar (pjese e
departamentit) eshte Depatament i References Kombetare te Mbrojtjes se Bimeve.
Vizioni i Departamentit të Mbrojtjes së Bimeve është të
përgatisë specialistë të lartë dhe të kualifikuar në të dy nivelet e shkollimit
të aftë për ti shërbyer bujqësisë Shqiptare dhe që të jenë konkurues në tregun
Evropian të punës.
Misioni dhe Objektivat e Departamenti janë:
·
Ndryshimi i strukturës ekzistuese të Mbrojtjes
së Bimëve (seksioni) dhe krijimi i sektoreve të rinj (Sektori
mësimorë-shkencore dhe Laboratorin e Mbrojtjes së Bimëve Durrës) të cilët do të
mbulojnë edhe shërbimin në këtë fushë.
·
Hartimi i programeve të reja mësimore dhe
kurrikulave në funksion të integrimit me sistemin Europian (Kartën e Bolonjës)
të kurseve universitare (Bachelor, Master) dhe transferimit të krediteve.
·
Fuqizimi i Bazës laboratorike e cila do të
mundësojë implementimin sa më të mirë dhe të shpejtë të kurrikulave të këtij
departamenti.
·
Formimi praktik i studentëve si brenda kampusit
universitar të UBT-së ashtu edhe pranë LMB-së Durrës.
·
Realizimi i kualifikimeve shkencore të
specialistëve të bujqësisë dhe të përafërt me ta në nivelet Master, Doktorat
etj.
·
Organizimi i trajnimeve në fushën e
identifikimit të parazitëve të bimëve, të prognozë sinjalizimit dhe
rekomandimit të masave specifike.
Aspektet kryesore të kërkimit shkencor
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve është i vetmi departament në vend,
që realizon kërkim shkencor në mbrojtjen e bimëve, duke krijuar mundësi për
hartimin e protokolleve sipas standarteve të BE-së. Mbështetja me kërkim
shkencor i këtij sektori, kontribuon në rritjen ekonomike përmes rritjes së
konkurrueshmërisë dhe novacionit, çka kontribuon në Strategjinë Kombëtare për
Zhvillim dhe Integrim (SKZHI).
Strategjia e Kërkimit Shkencor të DMB është e harmonizuar me
Strategjinë e Kërkimit të UBT, Strategjinë e Kërkimit në Shqipëri dhe Kodin
Shqiptar të Kërkimit të Përgjegjshëm, që shërbejnë si ombrellë edhe për
anëtarët e DMB dhe studentët që do të kontribuojnë në përmbushjen e
prioriteteve të UBT dhe Qeverisë së Shqipërisë, në fushën e kërkimit dhe zhvillimit.
Shërbimet që ofron DMB-ve
Analizon të gjithë materialin bimor të ardhur nga importi dhe kryen
analizimin e materialit bimor të prodhuar në vend. Analizat kryhen në bazë të
protokolleve standarte diagnostikuese, bazuar në rregullat e (CE) n. 1159/2000,
97/647/EC, ECSC-EEC-EAEC të BE-së, protokollet e EPPO-s 02/9350, etj.
Prognozë – sinjalizimin për të gjitha kulturat bujqësore në shkallë
vendi dhe hartimi i masave të kontrollit.
Departamenti i Mbrojtjes së Bimëve bën të mundur diagnostikimin,
studimin e bioekologjive të parazitëve të bimëve, duke përcaktuar edhe masat e
kontrollit të tyre në kuadrin e kontrollit të integruar. Nëpërmjet prognozë –
sinjalizimit, bëhet evidentimi i gjendjes fitosanitare si dhe rekomandimi i
masave të kontrollit, bazuar në ecuritë biologjike si dhe në përzgjedhjen e
atyre metodave dhe teknikave, të cilat kanë si bazë implementimin e
protokolleve standarte të BE-së.
Departamenti Mbrojtje Bimësh, bazuar në kërkesat ligjore, është
i organizuar në laboratorët:
·
Entomologji,
·
Mykologji,
·
Bakterologji,
·
Virusologji,
·
Nematologji, të mirëpajisur me pajisje
bashkëkohore, të cilat garantojnë determinim deri në nivelin molekular.