Sektori i Projekteve CEEPUS

Çfarë është CEEPUS?

CEEPUS qëndron për C entral European Exchange Programme for University Studies ose Programi Shkëmbimit i Europës Qendrore për Studimet Universitare.
Përmes shkëmbimeve universitare ai synon të forcojë lëvizshmërinë e studentëve dhe stafit mësimdhënës dhe me këtë të mbështesë bashkëpunimin afatgjatë në fushat përkatëse në vendet pjesëmarrëse.
CEEPUS funksionon përmes rrjeteve të universiteteve të vlefshme të shteteve anëtare që veprojnë në programe/projekte të përbashkëta. Brenda këtyre rrjeteve CEEPUS mbulon grantet e mobilitetit për studentët dhe mësimdhënësit e atyre universiteteve.
Çdo rrjet CEEPUS përbëhet nga të paktën tre universitete nga vende të ndryshme partnere të CEEPUS dhe:

-              -  është i vlefshëm për 1 vit por rinovohet;

-              -  mund të shtohen partnerë të tjerë;

-              -  lëvizjet janë sipas kapaciteteve limit të cdo universiteti pritës.

Kush mund të lëvizë nga dhe drejt UBT-së në kuadër të CEEPUS?

  • Studentët : bursat për aktivitete të rregullta semestrale jepen për një minimum prej 3 muajsh dhe maksimumi 10 muaj. Për studentët PhD nuk ka kufizim kohor;
  • Studentët afatshkurtër : qëndrimet më të shkurtra se 3 muaj lejohen vetëm për studentët që punojnë temat e diplomës ose disertacionet e tyre (studentët Master ose PhD);
  • Ekskursione afatshkurtra dhe shkolla verore të cilat mund të jenë më të shkurtra se një muaj dhe mund të frekuentohen edhe nga student;
  • Pedagogët: për mësimdhënje ose mbikqyrje për minimum 6 orë në 5 ditë pune.

Çfarë vlere kanë bursat CEEPUS?
Informacion mbi bursat, kostot e jetesës dhe detaje të tjera specifike sipas vendit pritës i gjeni duke klikuar këtu .

Si mund të aplikoj?

Aplikimet bëhen përmes platformës online, unike të vetë programit CEEPUS. Për këtë mjafton që të regjistroheni duke krijuar një llogari në programin CEEPUS duke klikuar këtu dhe përmes saj do keni akses për të aplikuar në të gjitha mundësitë e ofruara nga programi.

Kush janë afatet e aplikimit?

  • 15 Qershor - aplikimet e mobilitetit në rrjet për semestrin e ardhshëm dimëror (semsetri i parë);

  • 31 Tetor - aplikimet e mobilitetit në rrjet për semestrin e ardhshëm veror (semestri i dytë);

  • 15 Janar – aplikimet për krijim/rinovim rrjeti.

1 korrik dhe 30 nëntor: Aplikimet Freemover
(Nëse universiteti nuk është i listuar në një rrjet, ju gjithashtu mund të aplikoni për një grant si freemover në çdo vend CEEPUS. Sasia e granteve është e kufizuar.)