Anela LLAPA
Specialiste pranë Deparatmentit Matematikë dhe Infomatikë. Mbulon detyra administrative në Departament.
E-mail: anaci@ubt.edu.al
Departamenti Matematikë dhe Informatikë (DMI) është pjesë e Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. DMI mbulon programet e studimit: Informatikë Biznesi – Bachelor, Menaxhim Informacioni në Agrobiznes – Master Profesional dhe Menaxhim Sistemesh Informacioni-Profesional 2-vjeçar.
Informatika e Biznesit si një degë shumë e kërkuar në tregun e punës, plotëson nevojat e studentëve për njohuri edhe në fushën e ekonomisë dhe teknologjisë, duke u bërë degë preferenciale edhe për maturantët.
Cikli i dytë i studimit MP “Menaxhim Informacioni në Agrobiznes” është vazhdim i ciklit të parë të studimeve Bachelor “Informatikë Biznesi”, i cili synon përgatitjen e specialistëve të rinj të aftë për shfrytëzimin efektiv të informacionit, teknologjisë dhe inovacionit në funksion të biznesit. Në themel të këtij cikli studimesh qëndron nxitja, thellimi kërkimor dhe kombinimi maksimal i zhvillimeve më të fundit dhe mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe ligjeve ekonomike, të cilat japin më shumë mundësi për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Studimi i trendeve ekonomike dhe atyre teknologjike, me fokusin maksimal ndaj kërkesave gjithnjë e më komplekse të tregut të punës, ndërtimi i modeleve analitike dhe zbatimi konkret i tyre është misioni kryesor i këtij programi.
DMI përbëhet nga tre Grupe Mësimore Kërkimore: Matematikë, Informatikë dhe Statistikë-Ekonometri. Avantazhet konkuruese:
Shtimi i numrit të laboratorëve si dhe blerja apo instalimi i programeve të nevojshme, kanë përmirësuar cilësinë e seminareve dhe formimin praktik dhe profesional të studentëve.
Objektivat e degës Informatikë-Biznesi:
Tregu i punës
Në themel të këtij cikli studimesh qëndron nxitja, thellimi kërkimor dhe kombinimi maksimal i zhvillimeve më të fundit dhe mjeteve të teknologjisë së informacionit dhe ligjeve ekonomike, të cilat japin më shumë mundësi për integrimin e të diplomuarve në tregun e punës. Studimi i trendeve ekonomike dhe atyre teknologjike, me fokusin maksimal ndaj kërkesave gjithnjë e më komplekse të tregut të punës, ndërtimi i modeleve analitike dhe zbatimi konkret i tyre është misioni kryesor i këtij programi.
Të realizoj ë edukimi shkencor dhe profesional të studentëve në fushat – vizion i FEA-s, në nivelin që u mundëson atyre të përballojnë me sukses probleme që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare etj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes të studentëve, stafit akademik dhe njësive të FEA në programe të avancuara të arsimimit, kërkimit dhe trajnimit në fushën e ekonomisë dhe agrobiznesit”.
Departamenti Matematikë dhe Informatikë