Drejtoria e Shërbimeve Mësimore dhe Karrierës

Struktura e Drejtorisë së shërbimeve mësimore dhe karrierës përbëhet nga njësitë, si vijon:

  1. Sektorit të sekretarisë mësimore & shërbimit për studentët (Zyra e Studimeve dhe Studenteve)
  2. Sektori i Karrierës dhe Alumni;
  3. Sektorit të statistikës;
  4. Bordi i ALUMNI

Punonjësit e angazhuar në këtë drejtori janë akademik, ndihmës akademik dhe administrativ.

Qëllimi i DSHMK është ofrimi i shërbimeve efektive ndaj studentëve, stafit të UBT, dhe ndaj të tretëve. Për të arritur këtë qellim, veprimtaria e DSHMK bazohet në;

  1. Trajnimin dhe zhvillimin i vazhdueshëm të stafit
  2. Informatizimi/digjitalizimi i shërbimeve
  3. Respektimi rigoroz i kuadrit Ligjor në fuqi, Kodit të punës, Statutit të UBT, Rregullores së DSHMK, Rregulloreve të studimeve në nivel universiteti dhe njësive kryesore.
  4. Krijimi i një fryme ekipi