Arjana CANGO
Specialiste ne Laboratorin e Biologjise
Departamenti
i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore (DMBN)
është themeluar në vitin 2001 me vendim Nr 2713 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Ai ndodhet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, i vendosur në kampusin universitar në Kodër Kamëz rreth 7 km nga qendra e kryeqytetit. Në DMBN ndjekin studimet rreth 1000 studentë në Ciklin e Parë Bachelor në Drejtimin “Inxhinieri Agromjedisi”; Ciklin e Dytë Master Profesional në Drejtimin “Menaxhim Mjedisi”; Master Profesional “Zhvillim Rural dhe Mjedis i Qendrueshëm; “Master Shkencor” në Shkencat Mjedisore dhe në Ciklin e Tretë Doktoraturë në Shkencat Mjedisore. Departamenti ofron programe mësimore të njohura në nivel ndërkombëtar. Stafi akademik është çertifikuar për standartet në fushën e mësimit dhe kërkimit shkencor.
Departamenti i Mjedisit dhe Burimeve Natyrore ofron kontribut në fushën e edukimit dhe kerkimit mjedisor. Objektivi parësor i DMBN është “të ofrojmë njohuri shkencore multidisiplinore për studentët nëpërmjet programeve të studimit universitar dhe pasuniversitar në fushën e mjedisit”.
Programet e formimit profesional dhe qytetar të studentëve orjentohen drejt vizionit të zhvillimit të qendrueshëm në përputhje me Konventat Ndërkombëtare dhe parimet kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Parimi i zhvillimit të qendrueshëm, i parandalimit të efekteve negative, i pjesmarrjes së publikut në vendimarrjen mjedisore, i kujdesit për efektet e mundeshme tek fqinjët dhe parimi “kush ndot paguan” janë referenca bazike të edukimit dhe formimit profesioanal në programet universitare që zhvillohen në DMBN.
Në funksion të formimit profesional dhe kërkimit shkencor pjesë e DMBN është Laboratori Mësimor dhe Shkencor i Akredituar me standartet
ISO 17025. Ky laborator është pjesë e rëndësishme e formimit dhe ekspertizës shkencore me besueshmëri të garantuar në nivel ndërkombëtar. Laboratori ofron ekspertizë dhe shërbime për organizata publike dhe private si psh Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Antea Cement, Devoll Hydropower etj.
Departamenti është pjesëmarrës në shumë projekte zhvëllimore dhe kërkimore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar në bashkpunim me homologë dhe partnerë ndërkombëtarë. Një numër i konsiderueshëm i studentëve kanë mundësi të kryejnë ose vazhdojnë studimet në vëndet e BE (Itali, Gjermani, France, Poloni, Bullgari, Rumani, Greqi) me bursë në kuadër të programit ERASMUS + dhe projekteve ndërkombëtare.
Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë është themeluar në vitin 2014 në përputhje me Ligjin 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe përbën një njësi akademike dhe shkencore unikale në Shqipëri. Departamenti ofron studime në ciklin e parë (Bachelor) në “Shkencat e Ushqimit dhe të Ushqyerit” si një program studimi i cili përfshin një spektër të gjerë të edukimit dhe kërkimit duke përfshirë fusha kryesore: përpunimi i ushqimit dhe aspekte inxhinierike; shëndetin, të ushqyerit dhe kiminë ushqimore; si dhe mikrobiologjia ushqimore dhe bioteknologjia. Gjithashtu Departamenti ofron studime në ciklin e dytë (Master Shkencor) në “Bioteknologjisë Ushqimore“ program i cili integron çështjet shkencore dhe teknike të disiplinave të ushqimit dhe bioteknologjisë.
FBU, mundëson përgatitjen e specialisteve dhe shkencëtarëve në Inxhinieri agroushqimore (teknologë agroushqimorë e vreshtarë-enologe), Bioteknologëve ushqimore dhe specialistëve për Ushqimin dhe Sigurinë ushqimore, të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor (manipulimin dhe transformimin e lëndëve të para me origjine bimore, shtazore e bioteknologjike, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregëtimin e produkteve ushqimore), përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBU në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trainimit në fushat e mesipërme.
FBU është dhe zhvillohet si një qendër bashkëkohore studimore, kërkimore dhe transferimi të njohurive, në fushën e bioteknologjisë dhe ushqimit, për krijimin e potencialit teknologjik të vendit dhe kontributin e tij në sektorët e sistemit të prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik të ushqimit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin Evropian. Vizioni i zhvillimit të FBU-së është modernizimi dhe akreditimi i programeve të studimit mbi bazën e konsolidimit periodik të metodave të mësimdhënies, mësimnxënies, aftësimit profesional dhe kërkimkit shkencor për të garantuar që studentët e diplomuar të zotërojnë aftësi shkencore dhe profesionale për të punuar në sektorin e ushqimit, bioteknologjisë ushqimore, përpunimit të ushqimit, sigurisë dhe cilësise së ushqimit, të ushqyerit të njeriut, dhe fushave të tjera të agro-industrisë dhe shkencave të jetës.
Departamenti i Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë