Të përgatisë profesionistë, të prodhojë, aplikojë dhe përhapë njohuri të reja, të ofrojë ekspertizë në fushën e biologjisë dhe menaxhimit të kafshëve të fermës.
Departamenti i Shkencave Zooteknike

Departamenti i Shkencave Zooteknike është krijuar më 1 Nëntor 1951. Së bashku me krijimin e Deprartamentit të Agronomisë, shënojnë hapjen e Institutit të Lartë Bujqësor, njëkohësisht, e para shkollë e lartë në Shqipëri.
Në vitin 1952, Instituti u organizua në dy Fakultete, “Fakulteti i Agronomisë” dhe “Fakulteti i Zooteknise e Veterinarise“. Në përbërje të këtij të fundit ishin dy degë “Zootekni” dhe “Veterinari“.
Në vitin 1955 diplomohen studentët e parë dhe ngrihen katedrat e para, të cilat kishin marrë fizionominë e njësive të mirefillta mësimore-shkencore.
Në vitin 1958, dega e Zooteknisë nga Fakulteti i Zooteknisë e Veterinarise kalon si degë në Fakultetin e Agronomisë, dhe rikthehet përsëri në pozicionin fillestar në vitin 1969.
Zhvillimet politike dhe ekonomike të fillim viteve 90 bënë të domosdoshme një riorganizim të plotë të programeve mësimore në funksion të integrimit me sistemin evropian të edukimit universitar. Në vitin 1991, institucioni merr Statusin e Universitetit.
Në fillim të vitit 1993 në Universitetin Bujqësor të Tiranës, filluan te zbatohen dy projekte te financuar nga USAID dhe GTZ, per riorganizimin e struktures administrative te UBT dhe hartimi i planeve dhe programeve te reja mësimore. Dega e Zooteknise përsëri shkeputet nga Fakulteti i Veterinarise dhe i bashkohet Fakultetit te Bujqesise.Kështu viti 1994-1995 shënon krijimin për herë të parë të Departamentit të Zooteknisë në Fakultetin e Bujqësisë.
Në vitin 1999 në Shqipëri filluan pëgatitjet për implementmin e ECTS. Në këtë periudhë Departamenti ishte përfshirë në projektin TEMPUS “Zhvillimi i kurikulës në Zootekni“, ku mundësua zhvillimi i programeve mësimoe në përputhje me Proçesin e Bolonjës. Për herë të parë u fut koncepti i ECTS në programet mësimore të Shkencave zooteknike. Kurikulat pësuan një transformim rrënjësor, u hartuan dhe implementuan dy programe studimi: “Zootekni dhe Menaxhimi i Biznesit Blegtoral“, si dhe “Akuakultura dhe Menaxhimi i Peshkimit“.
Në konferencën e Ministrave të Arsimit, mbajtur në Berlin, në vitin 2003, u pranua kërkesa e Shqipërisë për të aderuar në Proçesin e Bolonjës. Kjo do të thoshte një reformë fondamentale, përafrim i legjislacionit dhe krijimi i një hapsire të arsimit të lartë, të përbashkët, të hapur dhe fleksibël. Në vitin akademik 2004 – 2005 Departamenti, si gjithë Universiteti Bujqësor i Tiranës implementoi zyrtarisht ECTS.
Aktualisht Departamenti ofron programe studimi në nivelin Bachelor, Master i Shkencave, Master Profesional dhe Doktoratë.
Departamenti i Shkencave zooteknike ëahtë pjesë e Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, Universiteti Bujqësor i Tiranës. Studenët kombinojnë interesat e tyre mbi biologjinë dhe kafshët në një mjedis që tejkalon kufijtë e auditorëve. Departamenti është i njohur për programet mbi mësimin, kërkimin dhe ekstensionin në biologjnë shtazore dhe blegtorinë. Fushat prioritare ku fokusohemi janë të ushqyerit, mbarështimi, gjenetika dhe përmirësimi gjenetik i kafshëve të fermës. Fokusi ynë janë disa lloje kafshësh të fermës si gjedhi i drejtimit për mish, qumësht, delet, dhitë, kuajt, shpendët, bletët, derrat etj. Stafi i Departamentit po punon fort për të siguruar cilësi të lartë në mësimdhënie. Gjithashtu, ne kujdesemi për interesat dhe nevojat e studentëve. Departamenti i ofron mundësi studentëve të kryejnë kërkim shkencor, duke punuar në laboratorët dhe fermat tona.
Departamenti ka marëdhënie të ngushta me të gjitha njësitë e tjera të UBT-së, me univeritette të tjera shqiptare, si dhe me mjaft Institucione dhe organizata, si Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Menazhimit të Ujrave, Qendrat e Transferimit të Teknologjive Bujqësore, Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Shëndetin e Kafshëve, kompani dhe ferma private etj.
Departamenti i kryen aktivitetet e tij në kontekstin e misionit dhe vizionit të UBT-së, Departamenti zhvillon edhe përhap njohuri për nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratë, si dhe kontribuon në zhvillimin e sektorit të shkencave zooteknike përmes kërkimit, publikimeve dhe në të ardhemn e afërt përmes kurseve të trainimit si dhe me shërbimiet ndaj komunitetit.
MISIONI
Misioni ynë është pjesë e misionit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, e megjithatë ndahet në tre komponentë specifikë për Departamentin.
- Mësimi: Garantojmë mundësi për studentët të mësojnë mbi biologjinë e kafshëve të fermës, sistemet e menaxhimit, si dhe rolin e kafshëve në komunitetin lokal, si dhe në shoqërin në përgjithësi.
- Kërkimi: Synojmëqë nëpërmjet kërkimit bazë dhe të aplikuar, të përmirësojmë dhe të ngremë në një nivel më të lartë, performancën e kafshëve të fermës.
- Ekstensioni:Interpretojmë dhe shprehim në një gjuhë të kuptueshme rezultatet e kërkimit, si në laborator ashtu dhe në fermë dhe lehtësojmë edukimin e prodhuesve dhe konsumatorëve të produkteve blegtorale.
VIZIONI

Prof. Dr.Lumturi PAPA, Përgjegjës Departamenti
E-mail: lpapa@ubt.edu.al
Departamenti i Shkencave Zooteknike
Stafi i Ndihmës Akademike

Mirka PUKA