Erjon KAMBERI
Specialist
E-mail: ekamberi@ubt.edu.al
Departamenti i Teknologjisë Agro-ushqimore përfaqëson njësinë bazë ofruese për programin e studimit te ciklit te pare Bachelor në Inxhinieri Agroushqimore, Profili: “Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Jo-alkoolike”. Ky departament është ndër departamentet e para të hapura pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ai është krijuar me Urdhërin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr.138, datë 04.08.1998, pranë Fakultetit të Bujqësisë të Universitetit Bujqësor të Tiranës. Me riorganizimin e strukturave brenda UBT, me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.400, datë 11.07.2007 “Për ndarjen e Fakultetit të Bujqësisë dhe krijimin e tri fakulteteve të reja në UBT”, ky Departament është pjesë e Fakultetit të Bioteknologjisë dhe Ushqimit. Profesorët e angazhuar pranë këtij departamenti kanë një eksperiencë të gjatë në mësimdhënie dhe kërkim. Ky program është hartuar nga stafi i ri akademik një pjesë e të cilit ka mbauar studimet në nivel master ose kanë mbrojtur gradën shkencore “Doktor Shkencash” në vendet e Bashkimit Evropian.
Departamenti përmban laboratorë të kontrollit të cilësisë në fushën e verës dhe pijeve alkoolike, qumshtit dhe nënprodukteve, vajit vegjetal, fruta-perimeve, analizave sensoriale te pijeve, drithërave dhe produkteve konditore. Ajo që e bën unik këtë Departament në shkallë vendi dhe në gjithë rajonin e Ballkanit, është se brenda tij funksionojnë pesë linja pilot të përpunimit të ushqimeve.
Kështu, në funksion të mësimdhenies dhe përftimit te dijes nëpërmjet praktikës në kuadër të këtij programi, janë vënë në dispozicion të tij laboratore bashkëkohore mesimore, si dhe janë instaluar pesë linja pilot të prodhimit, si: a) një linjë e vazhduar pilot për trajtimin termik të qumshtit per prodhim dhe ambalazhim qumshti të pasterizuar dhe kosi, b) një linjë e veçantë për prodhim djathrash c) një kantinë për prodhimin e verës (QKU) dhe nënprodukteve të tjera të përpunimit të rrushit dhe te pijeve te distiluara d) Linjë e vazhduar pilot për prodhimin e vajit të ullirit e) Pajisje pilot për prodhimin e bukës dhe produkteve konditore.
Në këto ambjente studentet e programit të studimit te ciklit te pare Bachelor në Inxhinieri Agroushqimore, Profili: “Teknologjia e Pijeve Alkoolike dhe Jo-alkoolike” do të kryejnë mësimin si dhe praktikat profesionale ku do të vënë në zbatim dhe praktikojnë dijet e marra në auditor.
DTAU ofron këto programe studimi:
Studime në ciklin e parë (Bachelor) në:
– Bachelor në “Inxhinieri Agroushqimore” – Profili “Teknologji AgroUshqimore”
– Bachelor në “Inxhinieri Agroushqimore” – Profili Enologji-Vreshtari
Studime në ciklin e dytë (Master Shkencor) në:
– Master Shkencor në “Inxhinieri Agroushqimore” – Profili “Teknologji AgroUshqimore”
– Master Shkencor në “Inxhinieri Agroushqimore” – Profili Enologji-Vreshtari
Studime në ciklin e dytë (Master Profesional) në:
– Master Profesional “Cilesia dhe Siguria Ushqimore”
Keto programe zhvillohen ne menyre te tille qe jo vetem te plotesojne kerkesat e tregut te punes, por gjithashtu synojne te nxjerrin te diplomuar me ide krijuese dhe innovative, te afte per te punuar e drejtuar ne sektoret e teknologjise ushqimore, si dhe te sistemit te menaxhimit te sigurise ushqimore. Programet e studimit ne DTAU lidhen me nje pervetesim te thelle te shkencave te kimise, bilogjise, biokimise dhe atyre inxhinjerike, si dhe me permiresimin e cilesise, sigurise, vlerave ushqyese dhe ekonomike te ushqimeve dhe pijeve te ndryshme.
FBU, mundëson përgatitjen e specialisteve dhe shkencëtarëve në Inxhinieri agroushqimore (teknologë agroushqimorë e vreshtarë-enologe), Bioteknologëve ushqimore dhe specialistëve për Ushqimin dhe Sigurinë ushqimore, të aftë të kontribuojnë në të gjitha etapat e zinxhirit ushqimor (manipulimin dhe transformimin e lëndëve të para me origjine bimore, shtazore e bioteknologjike, ambalazhimin, ruajtjen dhe tregëtimin e produkteve ushqimore), përfshirë garantimin e cilësisë së proceseve e produkteve, me anën e zbatimit të sistemeve të sigurimit të cilësisë së ushqimit dhe administrimit të saj, nëpërmjet promovimit dhe pjesëmarrjes së studentëve e personelit akademik dhe njësive të FBU në programe të avancuara të edukimit, kërkimit dhe trainimit në fushat e mesipërme.
FBU është dhe zhvillohet si një qendër bashkëkohore studimore, kërkimore dhe transferimi të njohurive, në fushën e bioteknologjisë dhe ushqimit, për krijimin e potencialit teknologjik të vendit dhe kontributin e tij në sektorët e sistemit të prodhimit, kërkimit dhe zhvillimit teknologjik të ushqimit, zhvillimin ekonomik të vendit dhe integrimin Evropian. Vizioni i zhvillimit të FBU-së është modernizimi dhe akreditimi i programeve të studimit mbi bazën e konsolidimit periodik të metodave të mësimdhënies, mësimnxënies, aftësimit profesional dhe kërkimkit shkencor për të garantuar që studentët e diplomuar të zotërojnë aftësi shkencore dhe profesionale për të punuar në sektorin e ushqimit, bioteknologjisë ushqimore, përpunimit të ushqimit, sigurisë dhe cilësise së ushqimit, të ushqyerit të njeriut, dhe fushave të tjera të agro-industrisë dhe shkencave të jetës.
Departamenti i Teknologjisë Agroushqimore