Grupi Mësimor Kërkimor - Biokimi - Fiziologji Veterinare

  Interesat e kërkimit shkencor të GMK Biokimi-Fiziologji Veterinare janë si vijon:

• Studime të metabolizmit të peshqve (kryesisht peshqve të rëndësisë së veçantë, llojeve me interes ekonomik, llojeve të rrallë, të kërcënuar, endemikë etj). 
• Vlerësime të nivelit të metaleve të rënda në indet e kafshëve dhe vlerësime të ndotjes nga ksenobiotikë (pesticide, PCB-të dhe mikroplastika), si dhe të ndikimit të tyre në proceset fiziologjike dhe treguesit biokimikë. 
• Vlerësime të proceseve fiziologjike nën ndikimin hormonal, studime endokrinologjike të lidhura me proceset e riprodhimit të kafshëve dhe faktorëve ndikues.
• Vlerësime të çrregullimeve me natyrë neoplastike hematologjike me anë të metodave të ndryshme, si: imunohistokimi, imunocitokimi, citologji dhe citometri me fluks. 
• Probleme të metabolizmit të kafshëve bujqësore, si vijimësi e punës shkencore tradicionale të Departamentit të Moduleve Morfofunksionale.
• Studime etologjike dhe të mirëqënies së kafshëve: studime të tipeve të ndryshme të sjelljes normale dhe anormale të llojeve të ndryshme të kafshëve (kafshëve bujqësore, të zbutura, të shoqërimit, të egra, ekzotike, etj), në funksion të mirëqënies së kafshëve.  Vlerësimi i ndikimit të faktorëve ndikues në mirëqënien e kafshëve përmes analizimit të veçorive fiziologjike, investigimeve mbi indikatorë të stresit, frikës, dhimbjes, mungesave të makro dhe mikroelementeve, etj.

Dr. Albana MUNGA,

Zv. Dekane

E-mail: amunga@ubt.edu.al

Departamenti i Moduleve Morfofunksionale

Prof. Asoc. Doriana BEQIRAJ,

Përgjegjëse Departamenti

E-mail: dbeqiraj@ubt.edu.al

Departamenti i Moduleve Morfofunksionale

 Hap profilin e plotë

Dr. Enkeleda OZUNI,

Lektore

E-mail: enkelejda.ozuni@ubt.edu.al

Departamenti i Moduleve Morfofunksionale

 Hap profilin e plotë

Dr. Majlind SULÇE,

Lektor

E-mail: msulce@ubt.edu.al

Departamenti i Moduleve Morfofunksionale

 Hap profilin e plotë